<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Zbulohet peizazhi që nuk ishte parë për 14 milionë vjet nën akullin e Antarktidës

 

Shkencëtarët kanë zbuluar një peizazh tokësor të formuar nga lumenjtë e fshehur nën akullnajën e Antarktidës Lindore i vjetër 14 milionë vjet. Sipas CNN, shkencëtarët thanë se peizazhi i vjetër 14 milionë vjet në fjalë është formuar nga lumenjtë para formimit të shtresës së akullit të Antarktidës Lindore dhe se ajo i ngjan kodrave dhe luginave të Uellsit të Veriut të sotëm.

Duke përdorur avionë të pajisur me një sistem radar depërtues të akullit dhe të dhëna satelitore, ekipi hulumtues skanoi një sipërfaqe prej 32 mijë kilometrash katrorë, afërsisht sa madhësia e Belgjikës. Profesori në Universitetin e Durhamit dhe autori kryesor i studimit, Stewart Jamieson tha se ekipi u nis për të hartuar historinë e shtresës së akullit dhe mënyrën se si u zhvillua me kalimin e kohës dhe duke patur ide se si dukej toka para se të ishte e mbuluar nga akulli ishte i rëndësishëm në këtë kontekst.

“Toka nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore është më pak e njohur se sipërfaqja e Marsit”, tha Jamieson. Sipas tij, struktura e tokës përcakton modelin e rrjedhës dhe drejtimin e akullit në Antarktidë. Jamieson tha se ajo kontrollon se si shtresa e akullit do t’u përgjigjet ndryshimeve klimatike që mund të ndodhin në të ardhmen. Duke thënë se natyra e ruajtur mirë e tokës së zbuluar e bën atë të veçantë, Jamieson thekson se është e rrallë të gjesh tokë relativisht të pandryshuar nën shtresën e akullit që mbulon një kontinent të tillë. Të dhënat gjeofizike të mbledhura nga shkencëtarët tregojnë  për atë që shtrihet nën shtresën e akullit 2 kilometra të trashë. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Nature Communications”.

admin admin

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

22 minutes ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 hour ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

2 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

2 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

2 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago