<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Si të kujdesesh për shëndetin mendor, pasi lexon/dëgjon lajme tronditëse

 

Me gjithë ngjarjet që po ndodhin në botë, veçanërisht atyre të luftës Hamas-Izrael, rrëmbimit të pengjeve, vdekjeve të civilëve të pafajshëm, rrëfimet zemërthyese të fëmijëve dhe prindërve, shëndeti ynë mendor mund të rëndohet. Lajme të tilla mbi njerëzimin kanë gjithnjë një ndikim shumë të madh në emocionet tona, pasi na rikujtojnë sa e padrejtë është jeta për njerëzit që përjetojnë luftën.

Në shumë raste, ne duam të ndihmojmë, të bëjmë diçka, por ndihemi krejt të pafuqishëm. Sipas terapistes Natalia Dayan, “ne dëgjojmë historitë e qindra njerëzve dhe këto histori na trishtojnë”. Ajo thotë: “Në epokën tonë digjitale, njerëzit bombardohen me informacione të shumta nga fusha të ndryshme dhe kjo sjell edhe mbingarkesën me informacione”. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që ne të informohemi, por edhe që të kujdesemi mbi shëndetin mendor mbi lajmet të cilat lexojmë dhe dëgjojmë.

Nëse edhe ti bën pjesë te grupi i njerëzve që përlotet sapo sheh videon e një fëmije në Gaza, i cili qan dëshpërimisht, duhet që të marrësh në konsideratë këto këshilla:

  • Identifiko emocionet e tua

Kur tragjedi të tilla zënë vend në media, është e pashmangshme që ne t’i injorojmë, apo t’i shmangim. Ne, si njerëz, duam të dimë ç’ndodh rreth nesh dhe se ç’përjetojnë të tjerët kudo në botë, megjithëse kjo mund të ketë pasoja. “Lëre veten t’i përjetojë ndjesitë. Ato janë normale”, shprehet psikologia Ashley Olivine, duke shtuar: “Njerëzit duhet të ndihen të trishtuar kur mësojnë mbi ngjarjet trishtuese. Merr kohën e duhur që të procesosh emocionet, teksa ato dalin në sipërfaqe”.

Sugjerohet që ta lësh për ca çaste telefonin, të meditosh, të ecësh për një shëtitje, apo të bësh një dush dhe të pyesësh veten: “Ç’po përjetoj?”. Duke identifikuar ndjesitë, e kupton nivelin e ndikimit që kanë lajme të tilla në shëndetin tënd mendor.

  • Përzgjidh me kujdes burimet nga të cilat informohesh

Në një kaos të tillë, është e rëndësishme të informohesh nga burime të sigurta, që të ruajnë nga informacioni i rremë, por edhe të kursejnë pamje të rënda dhe rrëqethëse. Mund të lexosh opinione, të shohësh reagimet e njerëzve, video të ndryshme, por sërish, bëj kujdes që të informohesh në mënyrë të sigurt dhe të saktë.

  • Vendos një orar të caktuar për t’u informuar

Krijo një rutinë të tillë që në një orar të caktuar të ditës, të marrësh informacionet që do. Kjo do të limitojë ekspozimin ndaj lajmeve që ndikojnë në shëndetin tënd mendor dhe ti gjithsesi, do ta dish se ç’ndodh në botë.

  • Fol me miqtë dhe familjarët

Të bësh scroll vazhdimisht në rrjetet sociale, dashur padashur krijon njëfarë izolimi, i cili në shumë raste, të shkëput nga realiteti dhe krijon një atmosferë stresuese. Sipas terapistes Olivine, njerëzit nuk duhet t’i përballojnë lajmet e rënda vetëm. Miqtë dhe familjarët të ndihmojnë të kalosh stresin, pikëllimin dhe të përqendrohesh te vetja jote, për të kuptuar se sa bekime ke vërdallë.

admin admin

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

12 hours ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

13 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

18 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

18 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

18 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

2 days ago