Categories: RETROSPEKTIVË

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazi’rave

Nga: Dieter Reinisch, historian / RTÉ
Përkthimi (i pjesshëm) nga: Telegrafi.com

Janari i vitit 1973 ishte muaj i mbushur me ngjarje. Në atë muaj, Britania e Madhe dhe Irlanda iu bashkuan Komuniteti Ekonomik Evropian. Po atë muaj, paraushtarakët luajalë [Ulster loyalism] e çuan konfliktin verior nëpër rrugët e Dublinit.

Një ditë, në vitin 1973, fotografi Colman Doyle kaloi pranë rrugës Agnes në Belfast të Irlandës së Veriut – pasi u nis të shkonte drejt qendrës së qytetit: “Dëgjova dikë duke shtënë dhe më pas e pashë këtë grua. Ishte duke qëndruar në një qosh, ende duke e mbajtur atë armë, por ia dola ta bëjë foton pasi ajo ka shtënë”.

Në një bisedë me autorin e RTÉ Brainstorm, Doyle këmbënguli se nuk e mban mend rrugën ku është realizuar fotoja, as datën e saktë, por pretendon se “nuk është e inskenuar”. Fotoja shfaq një grua me flokë të gjata, me një fustan me pika dhe që mban një pushkë.

Reklama

Doyle, i cili nga gazetari i artit Liam Flynn është përshkruar si “doajen i fotozhurnalizmit në Irlandë”, ka punuar për The Irish Press. Një dekadë të karrierës e kaloi në Irlandën e Veriut, duke shkrepur, mes fotove të tjera, pamjet e parashutistëve britanikë që gjuanin kundër protestuesve të paarmatosur në Të dielën e përgjakshme.

“Ia ofrova foton shtypit irlandez”, kujton Doyle, “por redaktorët refuzuan ta shtypnin në gazetë. E konsideruan si të papërshtatshme foton që shfaqte një grua me armë”. Në fund të fundit, këto ishin vitet 1970. Një version përfundimisht u shtyp në librin e Colmanit të vitit 2004, All Changed: 50 of Photographing Ireland – në faqen 81 me titullin: “Një grua vullnetare e IRA-s në Belfastin Perëndimor, në shërbim aktiv me pushkën AR18”.

Reklama

Doyle pohon se fotografia mbeti në arkivat e Irish Press-it. Kur shtypi i gazetës u ndërpre më 25 maj 1995, ndërtesa kryesore për një muaj mbeti e hapur dhe “njerëzit hynin e dilnin”. Ai beson se dikush e ka marrë kontrollin mbi negativët dhe se i ka çuar diku. Megjithatë, fotografia ka plot dy dekada që në forma të ndryshme ka qarkulluar.

Imazhi u spikat në propagandën e IRA-s Provizore [Provisional Irish Republican Army]. Sipas historianit John O’Neill, autor i Belfast Battalion: A History of the Belfast IRA, “ekziston një grup i atyre imazheve që përfshijnë të njëjtat figura të grave në skenarë të ndryshëm”, duke sugjeruar se ishte shkrepje propagande.

Një republikane nga Belfasti, e cila ishte aktive gjatë asaj kohe në vitet 1970, tha se “nëse do të kryhej një operacion, do të ishin të tjerët që do ta mbronin sulmuesin dhe se asnjë i huaj nuk do të lejohej të bënte foto. Kamera e tij do të konfiskohej, po të provonte”.

Reklama
Një imazh propagandistik që shfaq tri gra të IRA-s, doli në Republikan News me bazë në Belfast, në shkurt 1974, si dhe në kalendarin e Rezistencës Republikane të vitit 1974. Gruaja në të djathtë është e njëjta që shfaqet në foton e Doyleit, megjithëse Doyle thotë se ai nuk ishte fotografi i këtij imazhi. Fotoja e printuar në Republikan News i përket një serie të fotografive propagandistike të bëra nga IRA Provizore.

Doyle pranon lidhjet e tij të ngushta me IRA-në Provizore: “Kam marrë leje nga Martin Meehani për të bërë foto të anëtarëve të IRA-s. Gruaja në foto ishte anëtare e njësisë në Ardoyne; ajo gjithashtu u shfaq në foto të tjera të njësisë së Meehanit”. Meehan ishte lider i IRA-së Provizore në zonën Ardoyne, i cili vdiq në nëntor 2007. “Kisha leje t’i bëja këto foto nga Martin Meehani, por shtypi irlandez më tha se nuk duhej të bëja foto propagandistike”, thekson Doyle.

Doyle ishte i afërt me IRA-n Provizore. Në fillim të viteve 1970, ishte dukuri e zakonshme shfrytëzimi i gazetarëve dhe studiuesve nga IRA, ndërsa fotot shërbenin për të tërhequr gratë duke i portretizuar si luftëtare të barabarta me burrat.

Reklama

Cilado qoftë origjina, fotografia që shfaq një grua me fustan të gjelbër e me pika të bardha, u bë një nga fotot më ikonike propagandistike të kohës trazirave dhe është shfaqur në gazeta, kalendarë, fanelle … Muajt e fundit, imazhi u trajtua në RedditFacebook dhe Snopes … (në rrjetin Facebook, edhe në gjuhën shqipe jepet ky version i rrejshëm për historinë e fotografisë: Kjo fotografi është bërë në Irlandë në vitin 1972, dhe tregon një vajzë duke qëlluar me armën e të dashurit të saj, i cili u plagos në një betejë kundër ushtrisë britanike. Burri mbijetoi, u transportua në një vend të sigurt, falë sakrificës së të dashurës së tij, e cila u përball me ushtarët anglezë derisa ajo u vra. Kur komandanti i batalionit britanik zbuloi se ai kishte luftuar me një grua, ai urdhëroi ushtarët e tij të mos preknin trupin e saj dhe i lejoi irlandezët ta varrosnin. Thuhet se kanë dëgjuar komandantin anglez të thërrasë: ‘Mbretëresha nuk kujdeset për ne, siç kujdesej kjo grua për burrin dhe tokën e saj’. Fotoja u zgjodh si simbol për Ditën e Gruas në Irlandën e Veriut, e shoqëruar me këtë frazë: “Mos kini frikë të lidheni me një grua të fortë. Mund të vijë dita kur ajo do të jetë ushtria juaj e vetme” – shën. i përkth.)

Historia e vërtetë nuk do të tregohet derisa gruaja në foto të dalë përpara, gjë që nuk dëshiron ta bëjë – kjo sipas një miku të familjes së saj që foli me autorin e fotografisë. Tani në të 70-at e saj, gruaja jeton në Belfast dhe ka marrë pjesë në zbulimin e muralit që përshkruan foton e bërë nga Doyle. “Do të doja ta takoja edhe një herë”, thotë ai. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Dokumenti që vërteton ditëlindjen e saktë të Ismail Qemalit

  Nga Evarist Beqiri* Ismail Qemal Vlora u lind në Vlorë, më 24 janar 1844.…

7 hours ago

Si e pritën Arbëreshët Ismail Qemalin, para shpalljes së Pavarësisë

  Tre vite përpara shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali është pritur me nderime nga Kolonia…

7 hours ago

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

1 day ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

5 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago