<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Zbulohet skeleti mesjetar me dorë hekuri

Arkeologët kanë zbuluar një skelet 400-vjeçar me një dorë të hekurt.

Proteza e skeletit mesjetar tregon një procedurë të avancuar mjekësore, thonë kërkuesit gjermanë. Ekipi zbuloi mbetjet kockore gjatë punimeve të tubacioneve në një varr pranë një kishe në Bavari.

Analiza e radiokarbonit rezultoi se skeleti me gjasë i përket një burri 30-50 vjeç që mund të ketë vdekur mes viteve 1450 dhe 1620.

“Kjo është diçka e veçantë edhe për arkeologët me përvojë: një skelet pa gishta në dorën e majtë. Gjurmët në kocka tregojnë një amputim të mundshëm. Mbetjet janë kapur në mënyrë të sofistikuar. Pjesa metalike tregon sa e përparuar ishte mjekësia në shekullin XV”, tha një zëdhënës i Zyrës Shtetëore bavareze për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Proteza në dorën e majtë shton 4 gishta. Gishti tregues, i mesëm, i unazës dhe i vogli janë formuar secili nga një fletë metali dhe janë të palëvizshëm. Kopjet e gishtërinjve qëndrojnë paralel me njëri-tjetrin, paksa të kthyer. Paraprakisht, proteza është bërë me rripa të lidhur në pjesën e amputuar”.

Vendi në Bavari ku është gjetur skeleti, e quajtur Freising ka qenë zonë ku janë zhvilluar luftëra të ndryshme. Ky mund të ketë qenë faktor për rritjen e numrit të amputimeve dhe kërkesës për proteza./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

16 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

19 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

19 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

20 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

20 hours ago