<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Manastiret dhe kishat antike e mesjetare në trojet etnike shqiptare, ilire-dardane-arbërore, nuk mund të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore e historike serbe

Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

MANASTIRET DHE KISHAT ANTIKE E MESJETARE NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE, ILIRE-DARDANE-ARBËRORE, NUK MUND TË JENË PJESË E TRASHËGIMISË KULTURORE E HISTORIKE SERBE

(Territori nën juridiksionin e Patrikanës së Pejës përputhet plotësisht me territorin e shtetit të Rasisë/Rasha të Mesjetës.)

E para, sepse shumica e tyre janë rindërtuar mbi themelet e kishave të lashta ilire-dardane, shumë para dyndjes së sllavëve në këto hapësira të Ilirikut.

E dyta, se ato nuk janë themeluar nga serbët dhe nuk janë ruajtur e mbrojtur nga shkatërrimet prej luftërave dhe plaçitjeve gjatë shekujve.

E treta, territori i këtyre kishave dhe manastireve nuk kanë qenë pjesë e Principatës së Serbisë të krijuar në shekullin e 19-të, ndërsa ekzistenca kinse e ndonjë “shteti serb mesjetar”, duke falsifikuar dhe përvetësuar historinë e principatave dhe shtetit mesjetar të Rasisë (Rasha-Racha) dardane, është një trillim i propagandës sllavomadhe gjatë dy shekujve të fundit.

E katërta, për aq më tepër kur edhe shkenca dhe historiografia zyrtare serbe është luhatur e përpëlitur deri më sot mes shumë tezave e teorive për prejardhjen (etnogjenezën) e popullit serb, nga ajo sllave, persiane, hebreje, ilire etj.

E pesta, deri në pushtimin e dhunshëm ushtarak dhe politik të territoreve etnike shqiptare nën Perandorinë Osmane, ku ndodhen këto kisha dhe manastire, nga viti 1878, 1913 dhe 1945, të gjitha kishat dhe manastiret në territorin e Serbisë së sotme, Malin e Zi, Maqedoni, Bosnje dhe më gjerë, kanë qenë të shqiptarëve të krishterë, ku kanë mundur t’i kryejnë lutjet, ceremonitë dhe shërbimet e tyre fetare edhe besimtarët me përkatësi të tjera etnike, serbët, vllahët, bullgarët etj.

E gjashta, se Patrikana e Pejës, nga fillimet e saj, sidomos gjatë shekujve 16-të dhe 17-të (shikojeni në hartë) ka qenë me shtrirje shumë më të gjerë se kufitë e principatave dhe shtete të asaj kohe, që përfshijnë territore të shteteve të sotme, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

E shtata, krijimi i Patrikanës së Pejës, me pavarësimin (shkëputjen) e saj nga Patrikana e Ohrit, ka qenë më tepër me motive politike se sa fetare (për interesa shtetërore), siç ka qenë edhe formimi i shtetit mesjetar të Rasisë, i Stefan Dushmanit-Nemanjës, më vonë edhe i Perandorisë së Ilirikut të Madh-Magnum Illyricum, shtetit mesjetar të shqiptarëve, bullgarëve, grekëve, sllavëve, të cilët më vonë janë identifikuar si serbë, etj.); për shtritjen e ndikimit dhe forcimin e Perandorisë Romake Lindore në Evropë, përhapjen e besimit të krishterë të ritit ortodoks ndër popuj të tjerë, kundër përhapjes së katolicizmit dhe forcimit të Romës Perëndimore, si dhe për pengimin e luftimin e lëvizjes Bogomile në këto hapësira.

Të dhëna dhe hollësi të tjera, në bazë të burimeve historike relevante nuk paraqesim me këtë rast, për shkak të natyrës së mediumit ku publikohet ky shkrim.

(5. XI. 2022)

InForCulture

Recent Posts

Origjina e shqiptarëve sipas ADN-së së lashtë dhe gjenetikës së popullatave

Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…

19 hours ago

Vlerësimet e shqiptarëve për Hasan Riza Pashën

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…

19 hours ago

Qengj i pjekur ngadalë në furrë me hudhër dhe rozmarinë: Receta që mban aromë feste

Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…

20 hours ago

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

3 days ago

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

4 days ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

4 days ago