<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ARTKULTURË

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

Kjo tablo është sinjifikim i një shkëlqimi dhe solemniteti i orientalizmit shqiptar në penelatën e një serbi të famshëm të pikturës realiste. Veshja solemne e këtij ushtari të trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane, ka një solemnitet shprehës dhe një pompozitet imponues. Piktori i realizmit e ka jetësuar në aktin krijues këtë moment, duke e shndërruar atë në një monument ku janë të shkrira në një harmoni perfekte të gjithë komponentët  që përfshihen në këtë kompozim. Salltaneti dhe kapardisaj e këtij bashibozuku, e përcjellë me kaq besnikëri përmes penelit të një mjeshtri, është një tregues i asaj çfarë përfaqësonin këto rebel, stili i tyre i jetesës dhe madhështia e veshjes dhe armëve.

Siç dihet bashibozukët ishte ushtarë të parregullt të ushtrisë osmane. Kryesisht këtë kontingjent e përbënin rekrutët shqiptarët dhe çerkezë, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera nga të gjithë grupet etnike të Perandorisë Osmane. Bashibozuk shqiptarë dalloheshin nga veshja e tyre karakteristike shqiptare, si në këtë pikturë të Paja Jovanoviç, por edhe nga temperamenti. Ata kishin një reputacion të frikshëm për trimëri dhe keqbërje, kjo edhe për arsyen si një grup i padisiplinuar, të njohur për plaçkitje dhe bastisje të civilëve si rezultat i mungesës së rregullimit dhe mosbindjes së autoriteteve dhe ligjeve të luftës.

Megjithëse ushtritë osmane gjithmonë përmbanin mercenarë si dhe ushtarë të rregullt, tendosja e sistemit feudal osman e shkaktuar kryesisht nga hapësira e gjerë e Perandorisë, kërkonte mbështetje më të madhe te ushtarët e parregullt. Bashibozuk ishin të armatosur dhe të mirëmbajtur nga qeveria, por nuk merrnin pagë dhe nuk vishnin uniforma ose shënja dalluese. Ata ishin të motivuar të luftonin kryesisht nga pritjet e plaçkitjes. Për shkak të mungesës së disiplinës, Bashibozuk ishin të paaftë për të ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake, por ishin të dobishëm për detyra të tjera të tilla si zbulimi dhe detyra e postit. Sidoqoftë, temperamenti i tyre i pasigurt nganjëherë bënte të nevojshme që trupat e rregullta osmane t’i çarmatosnin ata me forcë.

Paja Jovanoviç, (16 qershor 1859 – 30 nëntor 1957) udhëprijësi krijues i vëllezërve piktorë, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Ai ishte një nga piktorët më të mirënjohur të Realizmit serb. Jovanoviç është ndoshta më i njohur për veprat e tij të hershme, duke përdorur trajtuar në tablotë e tija njerëz të thjeshtë gjatë aktivitetit rutinë në periudhën e dominimit orientale në të gjithë komponentësh, jetësor dhe shpirtëror. Shquhej gjithashtu për realizmin e tij të hollësishëm dhe dramatik të skenave mitike dhe të përditshme. Ai konsiderohet një nga piktorët më të mëdhenj të “orientalizmit” të Serbisë. Realizoi më shumë se 1100 vepra duke përfshirë, “Malazezi i plagosur” (1882), “Ujdisja e nuses” (1886), “Migrimi i serbëve” (1896), etj. Ai pikturoi gjithashtu shumë portrete të famshëm. Piktura e Jovanoviç mbanë një rekord si pikturat me çmim më të lartë nga një piktor serb.

Albert Vataj

InForCulture

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

15 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

18 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

18 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

19 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

19 hours ago