<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj

Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë thjesht dëshmi estetike. Nuk janë vetëm grishës nostalgjikë, as thjesht dokumente të një kohe që u përmbyt nga rjedha e pandalshme e historisë. Ato shpërfaqen si vetë magjia e krijimit, të ngjizura në dlirësinë e një shpirti popullor që nuk ka njohur tjetër ligj veç finesës, përkorjes dhe një gjeometrie të brendshme hyjnore. Sot, ato na shfaqen si një himn i patundshëm përuljeje dhe dinjiteti përballë së përjetshmes.

Kur i soditim këto fotografi, shumica e të cilave kanë sfiduar më shumë se një shekull harresë dhe pluhur kohor, na pushton ndjesia e një prekjeje sakrale në murin e kujtesës kolektive. Aty nuk ruhen thjesht imazhe, por kodohen shenjat e një epoke të bardhë; një estetike sublime që buronte natyrshëm nga nevoja ekzistenciale për të qenë në harmoni absolute me vetveten, me tjetrin dhe me natyrën.

Në këtë hapësirë vizuale, fotografia e tejkalon artin konvencional, ajo shndërrohet në një akt dëshmie ekzistenciale.

Në këto plazmime në eterin e fotografisë, ato nuk vijnë thjeshtë si poza, por si lutje. Në to nuk është vetëm kujtim, është një pasuri monumentale që flet. Në bardhezinë e fokusit ato nuk janë thjesht art, por dëshmi e gjallë e kohjes e feminilitetit në stolisur si një hymn.
Shikojmë fytyra që mbartin një dritë të brendshme, qëndrime që rrezatojnë një aristokraci natyrale, vështrime që shkojnë përtej thonjëzave të kohës… E mbi të gjitha, zbulojmë një univers të tërë shpirtëror që nuk ka nevojë për zhurmën e fjalëve për të ndriçuar thellësinë e atyre që na paraprinë.

Aty ku dora mjeshtërore kapte dritën e pakët, ku gjilpëra rrëfente histori dhe qëndisma thurte kozmogonitë e vogla krahinore, vdekja humbiste çdo pushtet. Në ato fije e në ato argjende, gjithçka është jetë, një jetë e projektuar në përjetësi.

Ne nuk jemi duke soditur thjesht veshje apo kostumografi kuadratizuar në muze. Jemi duke deshifruar rrëfime të gdhendura në tekstile, duke lexuar kodin e një kulture që e njihte identitetin si një solemnitet të shenjtë. Me çdo thek të një motivi, me çdo ngjyrë të përzgjedhur në tezgjah, me çdo ornament të stilizuar, ai njeri afirmonte përkatësinë, dashurinë, besën dhe krenarinë.

Veshjet karakteristike që përfaqësojnë zona, krahina e mikrokultura të ndryshme të Shqipërisë, janë më shumë se elemente drite apo fragmente nostalgjie. Ato janë një polifoni e heshtur, një doracak i koduar i vlerave tona antropologjike, i kontakteve ndërkulturore dhe i një lashtësie që refuzoi të mbetej vetëm në errësirën e arkivave, por lëviz dhe merr frymë ende në matricën e kujtesës sonë kombëtare. Ato janë shpallje të padeklaruara të qenies sonë; gjuha e të bukurës që nuk kishte nevojë për skenë artificiale, sepse skena e saj e vetme ishte jeta.

Sot, në këtë përditshmëri të trallisur nga imitimi sipërfaqësor, tjetërsimi dhe përshpejtimi teknologjik, këto figura të heshtura vijnë si një dritë ylli e ardhur nga një univers tjetër. Ato vijnë për të na kujtuar se mund të jemi modernë pa qenë të zbrazët, mund të jemi bashkëkohorë pa e flijuar bukurinë dhe autenticitetin që kemi trashëguar. Sepse ajo që na është lënë testament nuk është thjesht rrobë, është frymë që nuk shuhet, është pasqyra ku njohim veten e vërtetë.

Në një botë që harxhon me nxitim, që harron me lehtësi dhe që konsumon gjithçka, këto imazhe qëndrojnë si drita e një qiriri që nuk tretet nën dritën e ftohtë të ekraneve. Ato janë si një kryq i padukshëm që vë përballë vlerën substanciale dhe zbrazëtinë ekzistenciale; një ndërgjegje e materializuar në stof, një bibël e paqortueshme e shpirtërores sonë kolektive.

Le t’i përulemi këtyre figurave jo si relikeve sterile të një muzeu të vdekur, por si shpalljeve të së nesërmes sonë që kërkon rrënjë të shëndetshme. Sepse në to nuk ka vetëm art pamor; ka një etikë të përshkruar me ngjyrë e formë, një mënyrë sovrane për të dëshmuar se edhe në brishtësinë e tyre materiale, ato qëndrojnë si kështjella të pamposhtura përballë harresës, si monumente të gjalla përballë zhbërjes.

Të rikthejmë hijeshinë e të bukurës si një akt të lartë krenarie.

Të ngjisim këto silueta në altarin e kujtesës sonë aktuale dhe aktive.

Të flasim për to si për nënat tona, për gjyshërit tanë, për ato rrënjë që ende thërrasin nga thellësitë e kohës, duke na ftuar të njohim veten përmes asaj që kemi qenë dhe që nuk duhet të pushojmë së qeni. \Trungu 

admin admin

Recent Posts

Pse, në fund të fundit, Aleksandri nuk ishte aq i Madh

Historianët kanë qenë tepër të butë në vlerësimin e sundimtarit të famshëm ushtarak, i cili…

41 minutes ago

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet: Ja cila sasi nuk e dëmton kontrollin e sheqerit

    Përveç terapisë së përshtatshme dhe aktivitetit fizik, rolin më të madh në kontrollin…

2 hours ago

Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të…

3 hours ago

E paskemi ditur GABIM, ja mënyra më e mirë tradicionale për zgjedhjen e shalqirit

    Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës.…

3 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

  Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të…

3 hours ago

Kurrë nuk duhet ta vizitoni këtë plazh!? (Video)

    Në fillim të shekullit të 20-të, diku në brigjet e Afrikës Perëndimore, një…

6 hours ago