Categories: KURIOZITETE

“Aroma e jetës së përtejme”: Shkencëtarët rikrijojnë aromën e mumjes egjiptiane

Çfarë nëse do të mund t’i merrni erë historisë? Disa hulumtues në institutin gjerman “Max Planck”, zbërthyen aromën e përdorur gjatë mumifikimit të një gruaje të rëndësishme egjiptiane, e quajtur Senetnay, rreth 1 mijë e 450 vjet para Erës sonë

Kanë kaluar mijëra vjet, por ende shumëçka nga teknikat e mumifikimit nga Egjipti i lashtë janë të pazbuluara. Por tani, hulumtuesit po nuhasin të dhëna të reja.

Duke përdorur teknologjinë e fundit, ekspertë nga instituti gjerman “Mac Planck” kanë identifikuar dhe rikrijuar me sukses parfumin e përdorur në procesin e mumifikimit të një gruaje të rëndësishme egjiptiane.

Fokusi i këtij ekipi ishin substancat e përdorura në procesin e balsamimit të kësaj gruaje, rreth 1 mijë e 450 vjet para Erës sonë. Mbetjet e saj u zhvarrosën në Luginën e Mbretërve në vitin 1900 nga arkeologu i njohur anglez, Howard Carter, fama e të cilit u rrit me zbulimin e varrit të Tutankhamunit në vitin 1923.

Tani, “Moesgaard Museum” në Danimarkë po e prezanton këtë aromë, duke i ftuar kështu vizitorët në eksplorimin e shqisës së nuhatjes, si pjesë e një ekspozite rreth magjepsjes së Egjiptit të lashtë me jetën pas vdekjes.

Disa mostra të vogla të mbetjeve u nxorën nga dy urnave, të cilat dikur shërbenin për të ruajtur mushkëritë dhe mëlçinë e gruas egjiptiane.

”Ne kemi pasur vetëm disa mbetje, madje mbetje shumë të vogla të balsamit të procesit të mumifikimit”, ka thënë Barbara Huber, drejtuesja e këtij hulumtimi. “Morëm mostra nga këto urna dhe pastaj analizuam balsamin e mumifikimit. Dhe të bazuar në këtë, arritëm të identifikojmë këtë aromë të përjetësisë, të jetës pas vdekjes”.

Përgjatë ekzaminimit të kompozimit molekular, ekipi zbuloi se balsami ishte i përbërë nga dylli i bletëve, vajrat bimorë, yndyrat, rezinat, një substance balsamike dhe të tjera.

Ekspertët thonë se kjo përzierje e përbërësve nuk hedh dritë vetëm te procesi i mumifikimit, por edhe te rrugët e tregtimit që ka përdorur Egjipti në atë kohë.

“Ne shohim në këtë rast se kemi të bëjmë me bimë të Evropës Qendrore. Kemi bimë edhe nga Azia Juglindore. Kemi bimë nga pjesë të Mesdheut. Dhe produktet që ishin vendase për Egjiptin, siç ishte dylli i bletëve. Dhe kështu u formësua ky balsam mumifikimi”, ka sqaruar Huber.

Huber dhe ekipi i saj dyshojnë se njëri ndër përbërësit mund të jetë një rezinë nga një dru i Azisë Juglindore i njohur me mërin shkencor si “Dipterocarpaceae”

Nëse kjo qëndron, mund të jetë një indikator se si influenca e Egjiptit të lashtë është shtrirë deri në 4000 kilometra.

Për të rikrijuar këtë aromë, Huber angazhoi eksperten franceze të parfumeve Carole Calvez, ku prej njëzet formulave të krijuara, një u zgjedh si më e suksesshmja.

Calvez e përshkruan këtë aromë si “drurore, si rezinë, balsamike, florale, shumë të ngrohtë dhe të fuqishme” dhe ajo shton se njëra ndër notat kryesore të përbërëse është lentiscus pistacia (mastiku) e cila ngjall kujtimet e pushimeve në Greqi.

“Është si një ecje në pyll për mua, përjeton gjithë këto aroma pyjore”, ka thënë Huber.

Muzeu i Moesgaardit në Danimarkë shpreson se kjo ekspozitë të shërbejë si një dritare në të kaluarën.

“Shpresoj që kjo ekspozitë do t’u kthejë njerëzve diçka që ka qenë e humbur për 4 mijë vjet”, ka thënë Terp Laursen, shef i Departamentit të Orientalistikës në Muzeun Moesgaard.

Marrë nga “Euronews”. Përktheu: Enis Bytyqi

InForCulture

Recent Posts

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

12 hours ago

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes”

  Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…

12 hours ago

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

  Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…

18 hours ago

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

  Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…

19 hours ago

Pse në këtë vend njerëzit po i lyejnë shtëpitë me të zezë, do habiteni (FOTO)

  Të lodhur nga numri në rritje i turistëve dhe influencerëve që çdo ditë vërshojnë…

19 hours ago

Kur duhet të shqetësohemi për frenat?

  Një ndër zhurmat më të zakonshme që shqetësojnë shoferët është ndryshku apo zhurma metalike…

19 hours ago