<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Nëse sapo ke humbur njërin prind, ky artikull ju ndihmon sesi ta përballoni dhimbjen

Vdekja e një prindi mund të jetë një humbje shkatërruese për shumëkënd. Sidomos nëse me prindin ka qenë një marrëdhënie e vazhdueshme dashurie dhe mbështetjeje, vdekja sikur shënon fundin e përjetshëm të këtij raporti.

Por, persona të tjerë mund ta përjetojnë më keq humbjen, me zemërim, ankth, depresion etj.

Ekspertët thonë se nuk ka mënyra të drejta apo të gabuara në përjetimin e situatave pasi një prind ndërron jetë, të gjitha emocionet janë të kuptueshme.

Nëse ndiheni të pikëlluar dhe ju duket sikur po prekni fundin pas humbjes që keni pësuar, ja disa këshilla ekspertësh sesi të përballeni me këtë situatë, shkruan Forbes.

Lejojeni veten të ndjeni çdo lloj emocioni

Sidomos në ditët e para pasi keni humbur njërin prind, mjekja Servaty-Seib thotë se është e rëndësishme të jeni të durueshëm me veten dhe të ndjesh gjithçka që po përjeton.https://zeri.info/inarticle.html

Gjeni mënyra për t’ia dalë mbanë me jetën e përditshme

Nëse jeni në punë, duhet ta kuptoni se zija juaj përfundon sapo fusni këmbët në zyrë. Nëse nuk kaloni asnjë ditë pa qarë, gjeni një vend të fshehtë në ambientin e punës ku mund të shfryheni. Në raste të tjera, kujtojini vetes arsye të përditshme për të funksionuar, si familja, fëmijët, blerjet etj.

Mbështetuni tek ata që kujdesen për ju

Studimet tregojnë se të pasurit njerëz mbështetës mund të jetë e dobishme për njerëzit që janë të pikëlluar, veçanërisht nëse humbja ka qenë traumatike. Miq, shokë apo familjarë mund të jenë një shpatull e ngrohtë për ju!

Mbani ditar

Disa njerëz e shohin shkrimin e ditarit si një mënyrë të dobishme për të përballuar humbjen dhe mërzitjen pas vdekjes së një prindi. Si diçka personale, ju aty mund të rendisni gjithë emocionet dhe përjetimet për atë që po kaloni.

Aktivitete fizike

Mërzitja mund të jetë rraskapitëse, por për njerëz ushtrimet fizike janë një mënyrë e dobishme për të përballuar humbjen, edhe kur nuk keni energji.

Kujtojeni prindin e humbur përmes fotografive ose gjërave që keni bërë bashkë

Për disa njerëz, shikimi i fotove të vjetra ose përfshirja në aktivitete që dikur i bënit bashkë më parë mund të jetë një mënyrë e mirë për të përballuar pikëllimin, citon Anabel.

Bëni gjëra që ju gëzojnë

Është normale të ndihesh fajtor/e kur përjeton momente të bukura pas humbjes së prindit, por ekspertët thonë se është normale të përjetosh gëzim dhe nuk ka pse të ndiheni në faj. Një film i bukur, një filxhan kafeje, një trajtim në qendër SPA mund të jenë zgjidhje për ju.

InForCulture

Recent Posts

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

26 minutes ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

48 minutes ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

1 hour ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

2 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

2 hours ago

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

7 hours ago