<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Në vitin 1448, 575-vjetë më parë, në kohën e Betejës së Fushë Kosovës, Kosova e asaj kohe ishte formacion gjeo-politik në vete, që kufizohet me Rashën (Serbinë) dhe me Bullgarinë

Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 1448, 575-vjetë më parë, në kohën e Betejës së Fushë Kosovës, Kosova e asaj kohe ishte formacion gjeo-politik në vete, që kufizohet me Rashën (Serbinë) dhe me Bullgarinë (sipas burimeve europiane)!

Beteja e Kosovës (1448) konsiderohet për njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme historike nga mesjeta e Europës Juglindore. Nga mesi i shek. XV, Kosova si formacion gjeo-politik në vete kishte tërhequr vëmendjen e inspiruesve të aleancës ushtarake kundërosmane në krye me Janosh Huniadin dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeun, Fushë Kosova, më 17-20 tetor 1448, u bë mejdan midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequr nga Huniadi dhe ushtrive osmane në krye me sulltan Muratin II. Arbërit, në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun qenë në anën e aleancës së ushtrive europiane. Thirrjës së Huniadit për këte ndërmarrje të madhe ushtarake nuk iu përgjigjë Republika e Venedikut, me pretekst se kishte halle me Skënderbeun në Arbëri; nuk iu pëgjigjë as Alfonsi V, si dhe Republika e Raguzës.

Në verë të vitit 1448, pasi që kishte tubuar reparte hungareze, kroate, polake, rumune, çeke, e ndonë tjetër, Huniadi kishte kaluar Danubin dhe, duke i shkretërruar zotërimet e despotit Gjuragj Brankoviq, doli në Krushevac. Prej këtej, arriti në Fushë Kosovë. Në anë tjetër, Murati II, pasi që ishte informuar nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje kishte tubuar rreth vetës të gjitha repartet, të cilat numronin 50.000-60.000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri tyre del i trefishuar. Repartet e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore arrinte 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta triditëshe mbaroi me disfatën e ushtrive aleate. Premtimet që i kishte dhënë Skënderbeu për tu angazhuar në anën e aleancës e kishin trimëruar Huniadin, që të nxitonte për tu ndeshur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këte përplasje provohet sipas burimeve zyrtare dhe tregimtare. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave të betejës, burimet e kohës, ofrojnë hollësi për vonimin e arbërve për tu bashkuar me trupat hungareze. Shkak kryesor i vonimit të Skënderbeut ishin pengesat e despotit Brankoviq, aleat i dhëndrit Muratit II, që ia mbylli këtij të gjitha rrugët e shtigjet, nga mund të kalonte. Pjesa e madhe e burimeve, duke arsyetuar vonesën e Skënderbeut, nxorën në shesh dhe pashkathtësinë e Huniadit, i cili nuk është dashur të pranonte betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave për epilogun, janë ruajtur hollësi dhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi që kishte marrë rrugë për në jug jo larg Fushë-Kosovës, u ndesh më Skënderbeun, që ishte nisur ti bëhej shok lufte Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vushtrrisë, u përpoqë me duk Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit. Tërheqin vëmendjën sidomos burimet, që dolën pas betejës, të cilat së bashku me epikën popullore kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës më 1389(?) me ato të Betejës së Kosovës më 1448!

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

19 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

19 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

20 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

20 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

20 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 day ago