<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e gjeneralit të famshëm shqiptar dhe vendi i tij në historiografinë e artin francez

Studiuesi Auron Tare ka përkujtuar gjeneralin e personalitetin e njohur shqiptar Said Mustafa Pasha Arnauti dhe vendin e tij në historinë e artin francez.

Tare përmend dy veprat madhështore të artit që i janë kushtuar atij si dhe bën një përshkrim të veprës së tij. Tare shkruan se gjenerali Said Mustafa Pasha ishte komandant i trupave otomane në Egjipt, ku erdhi si një veteran i luftërave ruso-turke.

Në përballjen e tij me trupat franceze të udhëhequra nga Napoleoni në vitin 1799 ai tregoi trimëri e aftësi të pashoqe duke zbythur trupat sulmuese deri në plagosjen e tij në përballjen me gjeneralin kundërshtar, ku u plagosën të dy.

Pas përfundimit të luftës, gjenerali shqiptar Said Mustafa Pasha u mor në Paris nga Gjenerali francez Murati ndërsa në nderim të trimërisë së tij atij i janë kushtuar sot një statujë në Harkun e Triumfit dhe një pikturë.

Friza nga Harku i Triumfit Paris. The Arc de Triomphe de l’Étoile in Paris, seen from the Champs-Élysées. battle of Aboukir 25 jul 1799 by Bernard Seure.”

Gjeneral Said Mustafa Pasha Arnauti dhe arti francez.

Si rralle ndonje here nje personaliteti shqiptar, arti dhe historiografia franceze i kane kushtuar aq vemendje sa Gjeneralit Said Mustafa Pasha. Dy vepra madheshtore te artit francez kane si protagonist, Gjeneralin Arnaut.

Piktura nga Baron Antoine Jean Gros. Gjeneral Murati dhe Komandanti i Trupave Otomane Said Mustafa Pasha. Vendodhja Pallati i Versajes

Said Mustafa ishte nje Veteran i Luftrave Ruso-Turke. Ai erdhi ne komanden e trupave otomane te Egjyptit  te cilat te mbeshtetura nga flota britanike po mundoheshin te pengonin avancimin e trupave franke te udhehequra nga nje gjeneral i ri i quajtur Napoleon me 1799.  Said Pasha me veprimet energjike rreshtoi ushtrine e tij  ne brigjet e Abukirk duke thyer francezet te cilet u larguan ne panik. Fatmiresisht per Napoleonin fitorja e gjeneralit Said Mustafa nuk u shfrytezua prej tij ne ndjekjen e trupave franceze te thyera  gje qe i tha kohe Napoleonit te rigrupohej dhe te sulmonte vijen mbrojtese te ushtrise otomane. Said Mustafa me repartat e tija shqiptare i mbajti francezet te mberthyer ne nje beteje te eger ne plazhet ranore egjyptiane.

Piktura nga Baron Antoine Jean Gros. Gjeneral Murati dhe Komandanti i Trupave Otomane Said Mustafa Pasha. Vendodhja Pallati i Versajes

Sipas deshmitareve angleze qe ndiqnin betejen, francezet po jepnin shenja terheqje kur Gjeneral Murati me nje veprim te shpejte i ndjekur nga kaloresia e tij mundi te thyente rreshtin e pare te mbrojtesve duke arritur vendkomanden e Said Mustafait.  Gjenerali Arnaut e qelloi Muratin me kobure ne nofull dhe vete u plagos ne dore nga shpata e Muratit. Te dy gjeneralet te mbytur nga gjaku u gjenden nga trupat franceze qe i terhoqen  duke i mjekuar te dy. Napoleoni bazuar ne raportin e betejes dha urdher qe gjenerali arnaut te mjekohej dhe te nderohej per trimerine e tij ne Abukirt.

Me kthimin ne Paris dhe marshimin e tij triumfal,  Napoleoni, solli me vete edhe Said Mustafa Pashen i cili ne kujtim te Betejes se Abukirk sot eshte perjetuar nga statuja e tij ne Harkun e Triumfit perballe Gjeneral Muratit, Mbretit te ardhshem te Napolit. Lavdia e Said Mustafa Pashes ne Egjypt  u zbeh nder vite  vetem nga  figura e ndritur e nipit te tij  te quajtur Mehmel Ali Pasha Kavalliu, themelues i Egjyptit Modern dhe Perandor i Sudanit.

Piktura nga Baron Antoine Jean Gros.  Gjeneral Murati dhe Komandanti i Trupave Otomane Said Mustafa Pasha.  Vendodhja  Pallati i Versajes

Friza  nga Harku i Triumfit  Paris. The Arc de Triomphe de l’Étoile in Paris, seen from the Champs-Élysées.  battle of Aboukir 25 jul 1799 by Bernard Seure.” – shkruan Tare.

InForCulture

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

15 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

15 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

15 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

16 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

16 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

16 hours ago