<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Ja pse milingonat ecin në kolonë: Nuk keni dëgjuar kurrë për këtë, por është ajo që i mban gjallë

Milingonat nuk janë kurrë mysafire të mirëpritura, por ato janë të nevojshme në sistemin natyror

Milingonat janë mjaft të bezdisshme dhe është e vështirë t’i dëbosh nga shtëpia sepse vazhdimisht kërkojnë ushqim, madje edhe thërrimet e vogla në dysheme pas drekës mund t’i marrin me vete.

Mirëpo, siç shpjegojnë njohësit e mirë të insekteve, kur një milingonë lë folenë e saj në kërkim të ushqimit, ajo lë pas një gjurmë feromonesh.

Kur gjen ushqim, ajo e ndjek atë gjurmë prapa, duke lënë pas më shumë feromone, në mënyrë që milingonat e tjera të mund të ndjekin gjurmët e saj, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo ndodh, shumë shpejt një ushtri e tërë e atyre insekteve të bezdisshme do të hyjë në shtëpi në kërkim të çfarëdo ushqimi – nga kokrrat e sheqerit, te thërrimet e bukës dhe ushqimet e mbetura në pjata.

Janë të njohura më shumë se 12.000 lloje milingonash, të cilat në përgjithësi kanë ngjyrë të zezë, kafe ose të kuqe dhe kanë një trup të segmentuar në tri pjesë. Duke filluar nga madhësia nga rreth 1 mm deri në rreth 3 cm, milingonat zakonisht banojnë në tokë, gjethe ose bimë të kalbura – dhe herë pas here në kuzhinat tona.

Milingonat mund të bashkohen për të formuar një “superorganizëm” të madh dhe të koordinuar.

Milingonat përgjithësisht jetojnë në koloni që ndonjëherë përbëhen nga miliona prej tyre të ndara në grupe me role të ndryshme si punëtorë, ushtarë dhe mbretëresha. Punëtorët, të gjitha femra, kujdesen për mbretëreshën më të madhe dhe pasardhësit e saj, mirëmbajnë folenë dhe kërkojnë ushqim. Meshkujt çiftëzohen me mbretëreshat dhe më pas vdesin. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

10 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

10 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

11 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

13 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

14 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

14 hours ago