<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

FOTO: “The Falling Man”, pamja që shokoi botën, dëshmi e pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit

11 shtatori i 22 viteve më parë shënoi një nga ngjarjet më të rënda e tragjike në historinë njerëzore: një sulm me aeroplan mbi kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, në të cilin më shumë se 3,000 njerëz humbën jetën.

Të gjitha raportimet rreth asaj dite u shënuan me fotografi të aeroplanëve, kullave dhe rrënojave. Por një foto është ndryshe.

“Njeriu në vetëhedhje” është një foto nga Richard Drew i Associated Press dhe tregon një person që shkon drejt vdekjs së sigurt gjatë rënies nga lartësia e njërës prej kullave. Në sfond është fasada prej çeliku.

Kur u botua nga NYT, fotoja mori kriitka të forta

Ishtë një ditë në të cilën mijëra njerëz kanë humbur jetën, një ditë në të cilën rrjedha e historisë botërore ka ndryshuar dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Fotot e rënies së tij shpejt ranë në harresë, kryesisht për shkak të presionit të publikut. Çdo media që e publikoi atë u kritikua menjëherë për pashpirtësinë e saj në publikimin e momenteve të fundit të një njeriu.

Identiteti i personit, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentet e fotografit të Associated Press nuk është konfirmuar kurrë.

Vlerësohet se gati 200 njerëz u hodhën ngjashëm drejt vdekjes së sigurt për të shmangur një vdekje edhe më të rëndë në flakët e kullave.

Foto u shkrep nga Richard Drew

Pas rënies së kullave, mijëra trupa e gjetën veten nën ton çeliku dhe betoni, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, kishte spekulime në lidhje me identitetet e ndryshme të vetëhedhësve.

Së pari, reporteri kanadez i The Globe and Mail, Peter Chaney, arriti në përfundimin se fotografia tregon Norberto Hernandez, një kuzhinier në restorantin Windows on the World, që ndodhej në majë të Kullës Binjake veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes së Hernandezit ishin të bindur se ishte Norberti i tyre. Megjithatë, me një inspektim më të afërt të fotografive të tjera, ata arritën në përfundimin se jo, nuk ishte ai njeriu në foto.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, reporteri Tom Junod arriti në përfundimin se mund të ishte Jonathan Briley. Në atë kohë, 43-vjeçari Briley punonte si teknik i zërit në Windows on the World.

Ekziston një teori që nëse do të ishte me të vërtetë Briley, ai patjetër do hidhej nga restoranti. Kjo pasi Briley ishte një astmatik dhe e dinte se ishte në rrezik për vdekje kur tymi filloi të futej në restorant.

Michael Lomonaco, shefi i tij, tha se ekzistonte një mundësi reale që të ishte Briley. Një nga fotot, poshtë këmishës tregon një bluzë portokalli që Briley shpesh e mbante.

Mbi 3 mijë vetë u vranë atë mëngjes

Motra e madhe gjithashtu mendon se në foto është pikërisht Jonathan. “Kur pashë për herë të parë foton dhe pashë një burrë të gjatë dhe të dobët, thashë me vete: Nëse nuk do duhej ta kisha më shumë të dhëna, do të mendoja pa diskutim se Jonathan është në foto”, u tha ajo gazetarëve në 2003.

Identiteti i personit në foto nuk do të përcaktohet kurrë me siguri, por ai do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i qartë i pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit…

InForCulture

Recent Posts

Pse ari nuk ndryshket kurrë

  Ari konsiderohet si një nga metalet më të çmuara në tokë, jo vetëm për…

1 day ago

Rritet në 13 numri i rasteve me Hantavirus, ja çfarë thotë OBSH

  Numri i rasteve me Hantavirus të lidhura me anijen turistike MV Hondius ka shkuar…

1 day ago

Origjina e shqiptarëve sipas ADN-së së lashtë dhe gjenetikës së popullatave

Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…

3 days ago

Vlerësimet e shqiptarëve për Hasan Riza Pashën

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…

3 days ago

Qengj i pjekur ngadalë në furrë me hudhër dhe rozmarinë: Receta që mban aromë feste

Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…

3 days ago

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

4 days ago