Categories: KURIOZITETE

Gratë në fshat që helmuan 300 burra!

Emri ishte tërësisht ironik, pasi këto gra nuk kishin të bënin fare me parajsën. E kundërta. Ato jane te njohura në të gjithë Hungarinë për vrasjet që kishin kryer.

Historia filloi në vitin 1911, kur mamia Julia Fazekas u vendos në fshat.

Shpejt u bë e njohur për gratë e fshatit, sepse ishte e vetmja që mund të ndihmonte të “hiqte qafe” shtatzënite e padëshiruara. Gradualisht, Fazekas ishte mjekja informale e fshatit, pasi askush tjetër nuk kishte njohuri mjekësore.

Në vitin 1914, kur shpërtheu Lufta e Botërore, burrat iken ne front dhe grate e fshatit mbeten vetëm.

Pas pak kohe, ne fshat mberriten edhe roberit e pare te luftes, të cilët detyroheshin të punonin arat, pasi të gjitha burrat ishin ne lufte.

Disa gra iu afruan ushtarëve të rinj. Si kudo edhe në Hungari, martesat nuk ishin bazuar në dashuri, por beheshin me shkuesi dhe ishin te rrallat rastet kur cifti dashurohej me te vertete. Me fundin e luftës dhe kthimin e bashkëshortëve, marrëdhëniet e grave me robërit e tyre u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme.

Grate qe nuk ishin të gatshme të braktisnin dashnoret e tyre iu drejtuan “Se mençures se fshatit», Fazekas, e cila u dha atyre zgjidhjen dhe kjo ishte një. Vrasja.

Ajo u siguroi atyre arsenik, me të cilin helmuan bashkëshortët e tyre. Gradualisht helmi u bë aq popullor saqë filluan të helmonin këdo që i shqetësonte. Ato merrnin hak për burrat alkoolike, te cilet abuzonin për vite me rradhë, nga vjehrrat, prindërit e sëmurë dhe madje edhe nga fëmijët e tyre të semure. Marie Cardos, një nga gratë e fshatit, helmoi burrin e saj, të dashurin e saj dhe te birin e saj 23 vjecar. Në dëshminë e saj, përshkroi se pak para se djali i saj te vdiste, i kerkoi të këndonte. Para se të përfundonte këngën, kishte filluar të bertiste nga dhimbjet.

Megjithë rritjen e shpejte të vdekjeve, askush nuk dyshonte te Fazekas. Kushëriri i saj punonte te gjendja civile dhe ishte përgjegjës për regjistrimet e vdekjeve. Ai shkroi se të gjithë kishin vdekur nga shkaqe natyrore apo aksidentet dhe pasi nuk kishte asnjë mjek tjetër përvec Fazekas, askush nuk mund te dyshonte te ajo.

Gjithsej, vlerësohet se vdiqen rreth 300 vetë në 15 vjet kur vepronte Fazekas. Sipas llogaritjeve të tjera, numri është i tepruar dhe të vdekurit nga arseniku, nuk i kalojnë 50.

Autoritetet e hetuan rastin dhe arrestuan dhjetëra gra, nga të cilët 26 u dënuan. “Engjejt e Nagirevit” u zbuluan në vitin 1929. Sipas një versioni, një student i Mjekesise peshkoi një kufomë nga lumi dhe gjatë autopsisë, gjeti se njeriu ishte helmuar me arsenik. Ky vëzhgim çoi në kërkime të mëtejshme në varreza, ku u gjet se pothuajse të gjitha kufomat kishin vdekur në të njëjtën mënyrë. Versioni i dytë i referohet Znj. Szabo, një prej “Engjëjve”, e cila kapet duke helmuar një prej viktimave. Tetë gra u dënuan me ekzekutim, por vetëm dy prej tyre kaluan para toges.

Pjesa tjetër kaloi pjesën tjetër të jetës së tyre në burg. Fazekas kreu vetëvrasje para se te dënohej

InForCulture

Recent Posts

ANDRONIKA ARIANITI KOMNENA KASTRIOTI, JETA NË OBORRET E MBRETËRISË SË NAPOLIT DHE TË SPANJËS Nga Dr. Lutfi ALIA

Andronika Arianiti Komnena, e bija e princit Gjergj Arianiti dhe Maria Muzaka, u lind në…

5 hours ago

“Kombi shqiptar s’do rrijë i qetë përballë shtypjes së egër”, çfarë i shkroi Abdyl Frashëri sulltanit më 1879

SEJDO HARKA/ “Si mund t’i thuash bujkut, çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara…

5 hours ago

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 – 1910

Bujani në kryengritjet e Shqipërisë së Epërme (Kosovës) 1909 - 1910 Nga Hasan Mehmeti Kryengritjet…

5 hours ago

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe…

6 hours ago

Studimi zbulon 3 mënyra kryesore për të lënë duhanin

Mendoni ta lini duhanin? Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga…

10 hours ago