<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Parqet më të bukura natyrore të Evropës

10 parqe kombëtare në Evropë që ia vlen të vizitohen!

Vizitorët në rajonin e largët verilindor të Finlandës, nëse janë me fat, mund të shohin shkarazi ujqërit, drerët dhe arinjtë e murrmë. Parku Kombëtar Hossa shquhet për pyjet e dendur halore dhe liqenet me ujin e pastër kristal, të cilët janë idealë për alpinistët që duan të dalin nga shtigjet alpine në rrugën e rrahur.

Parku Kombëtar Sarek, Suedi

ADVERTISING

Ata që dëshirojnë të përjetojnë shkretëtirën e paprekur nordike duhet të shkojnë në Parkun Kombëtar Sarek të Suedisë. Zona e madhe dhe krejtësisht e pabanuar është një parajsë për turistët me shpirt për aventurë në natyrë. Rezervati përmban disa nga malet më të larta të Suedisë, si dhe shumë akullnaja. Me pak fat, vizitorët mund të përjetojnë edhe magjinë e Aurora Borealis, dritat polare.  

Parku Kombëtar Jotunheimen, Norvegji

Ky rezervat natyror 3500 kilometra katrorë në Norvegjinë jugore është një arratisje ideale për adhuruesit e peizazheve malore që të mahnisin. Jotunheimen, që përkthehet “shtëpia e gjigantëve”, përmban gjithashtu liqene të shumta mbresëlënëse. Liqeni Gjende, që duhet parë patjetër, merr ngjyrën e tij të gjelbër smerald nga shkrirja e akullnajave. 

Shkëmbijtë me gurë ranorë të Elbës mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke

Ky varg i thyer malor, që shtrihet në kufirin gjermano-çek, ofron shtigje fantastike ecjeje për entuziastët dhe fillestarët. Dhe pamjet nga Decunsky Sneznik, mali më i lartë i rajonit në anën çeke të kufirit, nuk janë thjeshtë mahnitëse. 

Rezervat Natyrore High Fens, Belgjikë dhe Gjermani

Ky rajon përgjatë kufirit gjermano-belg ka një nga pyjet moçalore të fundit të mbetura të Evropës, që mund të eksplorohet duke ecur mes përmes zonave moçalore falë një rrjeti të tërë udhësh druri e urash të ngritura enkas për vizitorët. Mesatarja e lartë e reshjeve vjetore të zonës dhe nivelet e lagështisë kanë krijuar një ekosistem unik në këtë pyll. 

Liqenet e Plitvicës, Kroaci 

Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës është një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë e këtij lloji në Kroaci. E vendosur në zonën malore karstike të vendit, ajo është e njohur për liqenet dhe ujëvarat e saj të bukura, të ndërlidhura. Këto panorama vizitorëve mund t’u kujtohen edhe nga filmat e shumtë të xhiruar këtu. 

Liqeni i Shkodrës, Mali i Zi dhe Shqipëria

Liqeni i Shkodrës është sipërfaqja më e madhe e ujit në Gadishullin Ballkanik, megjithëse madhësia e tij e saktë ndryshon në varësi të sezonit. Shkoni këtu nëse ju pëlqejnë manastiret idilike të ishujve, vëzhgimi i shpendëve ose thjesht mund të zhyteni në natyrën e virgjër. 

Cinque Terre, Itali 

Ky brez bregdetar në Liguria, në veriperëndim të Italisë, është i famshëm në botë për fshatrat e tij piktoreskë dhe shtigjet e mëdha. I regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1997, ai është i përsosur për shëtitje, relaksim dhe harxhim të kalorive falë hiking. Sidoqoftë, mund t’i rifitoni ato kalori shpejt, pasi zona është gjithashtu e njohur për kuzhinën e saj. 

Calanques, Francë

Parku Kombëtar Calanques, afër qytetit port francez të Marsejës, shtrihet përgjatë bregut të Mesdheut me pamjet e tij mahnitëse. Gjiret e tij si fiorde dhe pasuria e tij e florës dhe faunës u zgjojnë ndjenjën e parajsës në tokë adhuruesve të natyrës, veçanërisht alpinistëve dhe çiklistëve. 

Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido, Spanjë

I ndodhur në vargmalin spanjoll Pyreneve, Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido përmban lugina të zhytura dhe majat malore me borë, pyje të gjelbëruar dhe bollëk të kafshëve të egra. Zona është ideale për shëtitje, ngjitje shkëmbinjsh ose thjesht për të shijuar pamjet mahnistëse. /Marrë nga DW

InForCulture

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

13 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

14 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

14 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

15 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

15 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

16 hours ago