<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ebul Kasim El Zahravi, i njohur në perëndim si Albukasis, ishte padyshim kirurgu më i madh i mesjetës

Referenca nga : Stavro Xhardha

El-ZAHRAVI
(ALBUKASIS)
[936 – 1013]

Ebul Kasim El Zahravi, i njohur në perëndim si Albukasis, ishte padyshim kirurgu më i madh i mesjetës. Më së shumti njihet për zbulimet origjinale në kirurgji, si shpikës i instrumenteve të ndryshme kirurgjike si dhe për enciklopedinë e tij të famshme mjekësore. El Zahravi konsiderohet si babai i kirurgjisë moderne.

Emri i tij i plotë ishte Ebul Kasim Halaf ibn El-Abas El- Zahravi. Ai lindi dhe u rrit në Zahra, rreth mbretëror i Kordovës (Kurtuba, në gjuhën arabe), kryeqyteti i Spanjës muslimane. Historia informon se Zahra krahasohej me dinjitet dhe madhështi me Bagdadin dhe Kostandinopojën. El-Zahravi shërbeu si mjek në oborrin mbretëror të mbretit El-Hakami II të Spanjës. Mbas një karriere të gjatë dhe të shquar si mjek ai vdiq më 1013 në moshën 77 vjeçare.

El Zahravi ishte një kirurg i dalluar. Pacientët dhe studentët nga gjithë vendet e Evropës vinin tek ai për mjekim si dhe këshilla. Simbas Uill Durant, në këtë kohë Kordova ishte vend i preferuar për evropianët për operime kirurgjike. Dr. Kampbell në librin “Historia e Mjekësisë Arabe” shkruan se metodat e El-Zahravit në shkencat mjekësore i kalojnë ato të Galenit në planet mësimore mjekësore evropiane.

El-Zahravi është i njohur me enciklopedinë mjekësore tridhjetë vëllimesh “El Tasrif li men axhaz anil-talif” (Një ndihmë për atë që i mungon aftësia për të lexuar libra të mëdhenj). Tre vëllimet e kësaj enciklopedie gjigante kanë të bëjnë me njohuritë kirurgjike duke përfshirë zbulimet dhe procedurën e tij. Vëllimi i fundit përmban më shumë se dyqind diagrama dhe ilustrime të instrumenteve mjekësore shumicën e të cilave ai i shpiku vetë. El-Zahravi përshkruajti në detaje shumë operacione kirurgjike dhe trajtimin e tyre duke përfshirë heqjen e gurit nga fshikëza, operimin e syrit, veshit dhe grykës, heqjen e fetusit – foshnjës së vdekur, amputimin, autopsinë e kafshëve dhe regjies.

Si shpikës i shumë instrumenteve mjekësore, El-Zahravi është i famshëm për veglat kontrolluese të brendësisë së veshit dhe uretës si dhe për heqjen e trupave të huaj nga gryka. Ai paraqiti procedura të reja si djegien e plagëve, shkatërrimin e gurëve brenda fshikëzës, viviseksionin dhe diseksionin. Ai përdori djegien për të ndaluar infeksionin në mbi pesëdhjetë operacione të ndryshme. Përveç kësaj, ai diskutoi përgatitjen e ilaçeve dhe aplikimin e teknikës si sublimimin dhe kullimin. Ai përshkruajti përdorimin e urinës, djersitjes, qitjes the larjes me ujë të nxehtë. El- Zahravi ishte i pari që shpjegoi në detaje homofilinë dhe i pari që përdori fije mendafshi për të qepur plagën.
El Zahravi ishte gjithashtu ekspert në kirurgjinë orale si dhe dentari. Ai diskuton problemin e dhëmbëve jo të drejtë dhe të deformuar dhe proçedurën për t`i kuruar këto defekte si dhe rregullimin e dhëmbëve artificial nga kockat e kafshëve.

Në epokën e mesjetës, Gerardi i Kremonës (1114 – 1187) përktheu “El Tansifin” në gjuhën latine. Më pas u përkthye në gjuhën hebreje, frënge, angleze dhe dialekte të tjera latine. “El Tansifin” i El Zahravit ishte libër esencial në programet mjekësore të vendeve Evropiane për shumë shekuj. Kirurgu i famshëm francez Guy de Chauliac (1300 – 1368) e bashkangjiti botimin latinisht me librin e tij mjekësor. Libri (pjesët për kirurgji) u botua disa herë si në Venecia (1497), Basel (1541), dhe Oksford (1778) dhe u përdor për pesë shekuj si libër shkollor për kirurgjinë në universitetin e Salernos në Itali, Montpelierit në Francë si dhe në universitete të tjera evropiane.

InForCulture

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

14 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

14 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

17 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

17 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

20 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

20 hours ago