<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Eksperti paralajmëron për një simptomë të kolesterolit të lartë që prek veshët tuaj

Humbja e dëgjimit mund të jetë shenjë e kolesterolit të lartë. Sipas mjekut Peter Byrom, ndryshimet në dëgjim mund të jenë një shenjë më pak e njohur e të ashtuquajturit vrasës i heshtur.

“Ndonëse mund të mos jetë shenja e parë që shfaqet, është padyshim diçka që duhet pasur kujdes”, ka thënë ai për Daily Express, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Byrom, kolesteroli ngushton arteriet, gjë që kufizon në mënyrë të pashmangshme qarkullimin e gjakut. Veshët tanë varen nga një furnizim i shëndetshëm me gjak dhe pa të ata nuk mund të funksionojnë siç duhet dhe kjo mund të çojë në probleme dëgjimi.

“Kur furnizimi me gjak i strukturave të ndjeshme të veshit të brendshëm është i dëmtuar, mund të rezultojë në humbje të dëgjimit,” shpjegon ai.

Për shembull, njerëzit me kolesterol të lartë mund të kenë vështirësi të kuptojnë bisedat në mjedise të zhurmshme ose mund të mos dëgjojnë mirë tingujt me zë të lartë.

Kolesteroli është një lloj yndyre që trupi e përdor për të ndërtuar mure qelizore dhe për të sintetizuar disa hormone thelbësore dhe është një bllok normal ndërtimi i çdo qelize në trup. Prodhohet në mëlçi dhe absorbohet nga yndyrat shtazore që konsumojmë. Kur nivelet e kolesterolit janë të larta, arteriet mund të bllokohen, gjë që prish rrjedhjen e gjakut, transmeton Klankosova.tv.

Nëse nuk vihet nën kontroll, kolesteroli i ngritur mund të çojë në një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, si dhe në një sulm në zemër./klankosova

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

16 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

17 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago