Një postim nga Drejtoria e Arkivave tregon krijime poetike në shqip me alfabet arab.
“Poezi shqip të shkruajtura me alfabet arab. Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptarë shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe.
Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip.
Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe.
Tek një nga poezitë: ‘Hadha ilahi arnavuça’ – ‘Kjo është ilahi shqip’
Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja e kolonave është bërë me një shenjë luleje me ngjyrë të kuqe. Vargjet janë të shkruara në dy rreshta. Ashtu si në gjuhën arabe janë shkruar vetëm bashtingëlloret, kurse zanoret vendosen sipas shqiptimit.
Si lexohet:
Jam ni vaiz ipa yxhret le t’vijë për thevap t’vet e kush t’do t’shejtit për her t’bin salavat. Kush t’do t’me nigjue se s’due me mpague se me ditë kijamet jardëm iban arasat”, thuhet nga Arkiva.
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…