Familjen Durrsaku e takojmë për herë të parë në Genova të Italisë, sipas një dokumenti të vitit 1387. Kjo familje ishte vendosur në Genova pasi kishte emigruar nga Arbëria, duke ikur para inkursioneve osmane. Nga vendlindja, Durrësi, kanë marrë emrin pasardhësit e familjes, të cilët me kohë krijuan një pasuri të konsiderueshme. Në vitin 1528 ata hynë në Patriciatin e Genovas, duke marrë kështu të drejtat e plota të rezervuara për fisnikërinë. Ndërsa në vitin 1573 familja në fjalë i kishte dhënë shtetit të Genovas, princin e parë (dozhin). Prej kësaj kohe familja Durrsaku, e cila shfaqet relativisht vonë në patriciatin vendas, do të zërë një vend mjaft të spikatur, veçanërisht në shek. XVIII, në madhështinë dhe dashurinë për artin dhe kulturën!
Genova: Kopshti botanik i familjës Durrsaku (shek. XVIII-XIX)!
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…