<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

​112 vjet nga Kuvendi i Greçes

Si sot 112 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes. Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për autonomi, vetëqeverisje dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur, Kuvendi i Greçes solli në jetë 12 kërkesat e memorandumit autonomist. Kërkesat e Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes.

Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Është shkruar shqip dhe frëngjishtdhe ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit.

“Libri i Kuq”, i quajtur kështu memorandumi për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp, iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “…na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë…”.

Memorandumi i Greçës i dha fund edhe qëndrimit pritës që kishin mbajtur deri atëherë disa komitete në krahinat e tjera të vendit, duke organizuar veprime sulmuese të armatosura për të detyruar turqit të njihnin këtë memorandum.

12 kërkesat e Kuvendit të Greçës

  1. Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet
  2. Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera
  3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputetëve
  4. E drejta e shqiptarëve të mësojnë e përparojnë në gjuhën e vet
  5. Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptarë
  6. Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjerëve nëpunës të lartë të shtetit të bëhen në mes më të mirëve shqiptarë
  7. Emërimi i një përfaqësuesi të sulltanit si inspektor i përgjithshëm që të mbikëqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptarëve)
  8. Gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare për shqiptarët
  9. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak shqiptarët ta kryejnë në vendet e veta
  10. Të ardhurat nga taksat të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave (shqipe) e tjerë
  11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale
  12. Sigurimi i fondeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtës për mbajtjen e armëve e tjera
InForCulture

Recent Posts

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

4 minutes ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

25 minutes ago

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

6 hours ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

23 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

23 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago