<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Shpiket roboti i vogël që mund të futet në trupin e njeriut, shkencëtarët tregojnë për çfarë do të shërbejë

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të vogël që mund të futet në trupin e njeriut dhe të lëvizë. Roboti është inspiruar nga pangolinët.

Roboti i butë është në gjendje që të lërë “ngarkesa”, të ngrohë, madje të ndalojë gjakderdhjet e shumë gjëra të tjera sipas shkencëtarëve.

Siç shkruan ‘The Independent’, një ditë mund të futet në trupin e njeriut dhe të bëjë gjëra në vende të vështira për t’u arritur siç është stomaku apo zorra e hollë.

Për momentin, roboti është testuar vetëm në inde që përdoren për praktikë. Krijuesit e tij thonë se nevojiten të tjera testime.

Megjithatë këto eksperimente treguan se roboti ishte në gjendje që të ngrohte deri në 70 gradë Celsius, të performonte mjekime në mënyra që mund të jenë të dobishme për trajtimin e kancerit, ose të ndalojë gjakderdhjen apo të ndihmojë në lënien e drogës.

Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se robotët e butë magnetikë të bërë nga metale të buta, mund të jenë të dobishme për procedurat mjekësore, duke i lejuar që të hyjnë në trup pa qenë nevoja për operim apo procedura të tjera invazive.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkencëtarët u përpoqën që të marrin shembull nga pangolinët, gjitarë që janë të mbuluar me luspa.

Dhe kështu ata gjetën frymëzimin që ta mbulojnë me një armaturë të fortë robotin, por mjaftueshëm sa për ta lënë që të lëvizë në mënyrë fleksibël dhe pa probleme.

Krijimet e reja, janë të njohura si milirobotët për shkak të madhësisë së vogël. Ata janë në gjendje të ngrohen, të ndryshojnë formën dhe të rrotullohen, jo shumë ndryshe nga pangolinët./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

5 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

6 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

7 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

9 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

9 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

9 hours ago