<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Shpërndajeni / ‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!..’’ Këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës

Trungu & InforCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”.

Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut.

Këngët për vendlindjen

Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë  këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh.

Kënga është:

Zogu i verës

Zogu i verës ko këndua

Në livadë në fusha jon,

E gji jeta ka diktua

Se ne jena Arbënesh.

Jam Arbënesh, jam Arbënesh!

Mo kanda ven, mo kanda ven,

Gjipër në brombje i de

Né shpi po shkoj me flet.

Kanga e luftës

Atje larg në fush të malit

Ku po kalbenj djelmet të ri

Nana kjohet shoqnis të soj

Çish fumit kan dek në luft

Atje me ta ka dek Skenderbeu

Çish po si s’ka pat të gjall

Mos digoni fjal të hallkut

Se ata flasin keç për ne

Se na jena Arbënesh

E dekna për Shipni!

Këtë këngë e ka recituar Efa Marshan, kurse e ka shënuar Ginafranco Kotllar.

(‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç) /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

13 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

13 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

13 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

18 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

19 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

19 hours ago