<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Sindroma e piedestalit, “sëmundja” e shekullit që të gjithë e nënvlerësojnë

Konsiderohet nga shumëkush si “sëmundja” e shekullit, edhe pse pak njerëz e njohin dhe e dallojnë atë: po flasim për sindromën e piedestalit. Ekziston një vijë shumë e hollë që ndan vetëvlerësimin dhe mendjemadhësinë, shkelja e saj mund të çojë në sindromën e piedestalit, sëmundje që i bën njerëzit të ndIhen thuajse sinjë hyjni, kur në realitet, mbase, ata nuk janë askush. Të kesh një vetëvlerësim të lartë është sigurisht një avantazh, problemi lind kur nga ky besim e vendosim veten në një piedestal dhe mbetemi duke besuar se jemi më të mirë se gjithçka dhe të gjithë.


Si të gjitha gjërat në jetë, teprimet kurrë nuk çojnë në ndonjë gjë të mirë. Kjo është arsyeja pse një vetëvlerësim i tepruar i shoqëruar nga bindja se je më lart se të tjerët, mund të çojë në atë që quhet sëmundja e shekullit.

Ne duhet të marrim shembuj nga njerëz të përulur, ata na mësojnë se mund të besojmë në veten tonë pa shkelur ose gjykuar të tjerët. Të hipësh në një piedestal dhe të qëndrosh atje mund të krijojnë probleme serioze në marrëdhëniet personale sepse ata që janë të bindur se janë më të mirë, do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme duke gjykuar gjithmonë punën e të tjerëve.

Njerëzit që tregojnë veprimet dhe aftësitë e tyre kurrë nuk do të jenë në gjendje të shohin përtej hundës së tyre dhe ditët e tyre gjithmonë do të shënohen me gjykim ndaj të tjerëve sepse askush nuk do të jetë më si ata. Nderimi i vetvetes çon në bindjen se je më mirë përtej asaj që është reale dhe asaj që bën. Objektiviteti i lë vendin supozimit të të qenit më mirë pavarësisht nga gjithçka.

Njerëzit me sindromën e piedestalit mund të jenë të këndshëm gjatë takimeve të para, në fund të fundit, të kesh të bësh me dikë që beson në veten e tij mund të jetë një stimul. Por një marrëdhënie e tillë në planin afatgjatë është negative dhe përkeqësohet sepse këta individë gjithmonë i shohin të tjerët nga lart -poshtë. Nga piedestali gjithçka duket më bukur sepse asgjë nuk e krahasojnë me imazhin e vet. Zbritja nuk është aspak e lehtë, por vjen një ditë kur këta njerëz do të duhet të përbalen me realitetin dhe mund të mos jetë e këndshme.

InForCulture

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

3 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

6 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

2 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago