Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, është i ftuari i nderit i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur botuesi i veprave të Kadaresë, Bujar Hudhri, pas një takimi që shkrimtari ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli.
“Biseduam me Besian Zenelin dhe Edon Zenelin, djemtë e shkrimtarit dhe botuesit të njohur Abdulla Zeneli. Kuvenduam me ta si përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për detajet e fundit për ceremoninë e hapjes së Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë, ku shkrimtari ynë i shquar do të jetë i ftuar nderi”, ka njoftuar Hurdhri në rrjete sociale.
Panairi i 23-të i librit “Prishtina 2023” do t’i hapë dyert më 6 qershor. Për gjashtë ditë radhazi do të bëhen bashkë mbi njëqind shtëpi botuese. Ngjarjes do t’i prijnë aktivitete të shumta, përfshirë edhe mbi 40 promovime veprash. Edicioni i këtij viti do të zhvillohet nën temën “Libri triumfon”, e cila në thelb lidhet me numrin e madh të prurjeve në gjuhën shqipe.
Është ngjarja më e madhe e librit në Kosovë. Panairit i Librit është vendtakim i një numri të madh shkrimtarësh, përkthyesish, botuesish, studiuesish e libradashësish./koha.net
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…