<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Rikthehet festivali folklorik/ 1200 artistë nga të gjitha trevat do të mblidhen në Gjirokastër

Me motivin “Shqipëria vallëzon dhe feston” rikthehet pas 8 vitesh Festivali Folklorik i Gjirokastrës. Edicioni i 10 vjen sërish me synimin për të ruajtur dhe trashëguar vlerat folklorike të gjithë trevave, ku flitet e këndohet shqip.

Larmishmëria e aktiviteteve do të shtrihet në gjithë pikat kyçe të Gjirokastres, duke promovuar kështu edhe vlerat e qytetit të gurtë.

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

“Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2023 dhe do të presë artistë dhe grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj. Në skenën tradicionale të Kalasë do të ngjiten edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA. Të gjitha minoritetet dhe dëshmitë e tyre muzikore dhe koreografike janë të përfaqësuara në festival brenda grupeve të qarqeve përkatëse.”

Të ftuar gjatë netëve të këtij Festivali do të jenë rreth 1200 artistë e grupe të mirënjohura jo vetëm shqiptarë, por dhe ndërkombëtare . Për herë të parë festivali vjen me risi./vizionplus.tv

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

“Për herë të parë është hequr konkurrimi midis grupeve, bazuar në konceptimin se vlerat folklorike nuk duhet të jenë në kompeticion me njëra-tjetrën pasi secila prej tyre është unike dhe e bukur në tërësinë e saj. Një tjetër risi është edhe pjesëmarrja e të rinjve dhe e fëmijëve që duan të mësojnë dhe e trashëgojnë ende folklorin”

Festivali Folklorik Kombëtar është parë si veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare, i cili përfshin muzikën, koreografinë, etnografinë etj. Ky organizim vjen në drejtimin artistik të Thoma Gaqit dhe regji të Bledi Laços.

Festivali i parë Folklorik u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës, duke u kthyer në një traditë qe përsëritet çdo 5 vite, me qëllim tërheqjen e turistëve që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago