<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Të përshtatet apo restaurohet objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë

Foto: Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU 

Lidhur me postimin e Kastriot Saqipit për objektin e Universitetit të Punëtorëve në Preshevë po bëhet një polemikë në FCB. Me shumë arsye, shumica e polemizuesve e mbrojnë këtë objekt të vjetër kulturor-arsimor, i cili deri më vitin 1981 luajti këtë rol të rëndësishëm, sepse më shkurt të vitit 1981 e gjithë veprimtaria kulturore-arsimore kaloi në objektin e ri të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”, ku kjo veprimtari zhvillohet edhe sot. 

 Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë, “Sokollana”(sallë gjimnastikore e sokolave) e mori emrin sipas Shoqërisë së Rinisë “Soko” në Jugosllavinë e Vjetër. Ajo pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndërtesë e Universitetit të Punëtorëve dhe Shtëpisë së Kulturës, ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore arsimore. “Sokollana” filloi të ndërtohet më 1934 me punë vullnetare e kontribute në të holla të zejtarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë “Soko: nga Presheva/Slobodna rec, Vranje, od 02 jula 1993 godine. 

Salla e Sokollanës u bë gati në dimrin e vitit 1938, kur u organizua program kulturo e argëtues nga zejtarët dhe anëtarët e Shoqërisë Rinore “Soko” nga Presheva, Bujanoci dhe Kumanova, ndërsa plotësisht u krye më 1939./Slobodna Rec, Vranje, od 2 jula 1999.godine apo Xh. Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f. 64 dhe 65/  

Pra, këtë objekt e ndërtuan mjeshtërit dhe tregtarët e Preshevës, duke dhënë kontribut në punë dhe në të holla, andaj edhe objekti i takon trashëgimisë kulturore ndërtimore të Preshevës dhe si i tillë duhet të ADAPTOHET APO RESTAUROHET, por të ruhet arkitektura e vjetër, e cila mund të zbukurohet me elemente të reja. 

Në Preshevë, para shumë viteve u shkatërrua Hamami i Vjetër të Xhamia e Poshtme dhe u ndërtua një godinë banesash, e cila ka mund të ndërtohet gjithëkund, por jo në themelet e Hamamit të Vjetër. Pra u shkatërrua një objekt i vjetër, për të cilin tashti më nuk e kemi si objekt ndërtimor të trashëgimisë kulturore. 

Kohëve të fundit, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë vullnet dhe janë bë në shumë raste shkatërrues të trashëgimisë tonë kulturore: rasti i objektit të Universitetit të Punëtorëve, ku zhvillohej veprimtaria e bujshme bibliotekare, veprimtaria e kinemasë, veprimtaria e SHKA-së “Abdulla Krashnica”, veprimtaria kulturore-artsitike me koncerte e shfaqje të ndryshme dhe veprimtaria arsimore/lexo:Xhemaledin Salihu:”Kultura shqiptare në Preshevë “/, po shkatërrohet Kalaja e Preshevës, Teqja e Preshevës, Teqja e Tërrnavës, Varrezat e Krushqëve dhe Varrezat e Vjetra Ilire në Bukuroc e shumë asete të Trashëgimisë kulturore në Preshevë. 

Arkitekti Kushtrim Nasufi ka hartuar një projekt adaptimi shumë të mirë të objketit të Universitetit të Preshevës, sa kam një informatë edhe Komuna e Preshevës ka hartuar një projekt adaptimi. Cilido prej këtyre projekteve që planifikon adaptimin ose restaurimin e këtij objekti është i mirëseardhur, vetëm e vetëm mos të shkatërrohet i tëri, sepse po e humbim trashëgiminë tonë kulturore, traditën tonë, të kaluarën tonë dhe historinë. 

Projekti i Kushtrim Nasufit  

Objekti i Universitetit të Punëtorëve patjetër të ruhet dhe të ADAPTOHET APO RESTAUROHET SI ËSHTË MË SË MIRI NGA PROJEKTET E PËRMENDURA. 

TA RUAJMË E MBROJMË TRASHËGIMINË TONË KULTURORE TË PRESHEVËS

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

24 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

24 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

1 day ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

1 day ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

1 day ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

1 day ago