<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Kush ishte Hoxha nga Mitrovica që ua mësonte fshehtas nxënësve shkrimin e leximin në gjuhën shqipe, në kohën kur gjuhë mësimi ishte serbishtja?

Ahmet Efendi Mustafa, u lind në vitin 1880 në Mitrovicë. Shkollen fillore(mejtepin) dhe të mesmen(ruzhdije) i kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në serbishte në Shkup. Gjatë Luftës së Parë, bashkë me profesor Ferid Bajramin, hapën shkollat shqipe në Mitrovicë.Në kohën midis dy luftërave botërore ishte mësues feje në shkollat fillore shtetërore, në të cilat gjuhë mësimi ishte serbishtja, por Ahmet Efendiu, nxënësve shqiptarë, pos lëndëve të fesë, ua mësonte fshehtas shkrim-leximin në gjuhën shqipe.Ai u shpërndante fshehurazi nxënësve të tij abetaret dhe librat që silleshin ilegalisht nga Shqipëria. Gjatë viteve 1941-1944 ishte mësues e inspektor i shkollave shqipe jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në trojet tjera shqiptare.Pas LDB-së Ahmet Mustafa u angazhua për organizimin e arsimit shqip dhe një vit ishte drejtor i shkollës fillore shqiptare e deri në pension me 1948, kryetar i Kuvendit të Qytetit të Mitrovicës.Kur në fillim të viteve 50-ta filluan të hapen shkolla në gjuhën turke, për qëllime politike, organet e pushtetit bënë presion për ta detyruar që të punojë në shkollat turke. Nuk pranoi në asnjë mënyrë, duke theksuar se në Mitrovicë nuk ka popullatë turke.Kur u hap Medreseja në Prishtinë, dy vjet ishte drejtor i saj dhe u angazhua për hartimin dhe sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Gëzonte autoritet të madh në popull për punën e tij shumëvjeçare në organizimin e jetës arsimore.Vdiq më 1990 në Mitrovicë.Me Dekretin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr.Sali Berishës Nr.811 dt.11 prill 1994, u dekorua bashkë me arsimtarë të tjerë që hapën ose shërbyen në shkolla shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit Shqiptar në vitet 1941-1944./Ditori/

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

3 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

24 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

1 day ago