<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Piloti i avionit gjen kobër nën sedilje dhe veprimi i tij ishte i menjëhershëm

Dukej se ishte thjesht një tjetër fluturim për pilotin e Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus, derisa ai vuri re një “pasagjer” tjetër në aeroplanin që ai drejtonte në lartësinë 11,000 metra në ajër. Megjithatë, nuk ishte një njeri, por një kobër që po rrëshqiste nën sediljen e tij.

“Për të qenë i sinqertë, m’u duk sikur unë nuk po e kuptoja atë që po ndodhte. Ishte një moment frike. Kur u ktheva pashë kobrën që kishte tërhequr kokën poshtë sediljes”, tha piloti.

Më pas, ai bëri një ulje emergjente në fluturimin e tij nga Bloemfontein në Pretoria. Avioni privat, një Beechcraft Baron 58, mbante 4 pasagjerë, e po ashtu edhe kobrën.

Një pickim nga një kobër “Kepi” është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus thotë se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre që ishin në bord se kishte një udhëtar tjetër të padëshiruar.

“Unë i informova pasagjerët, të cilëve ju thashë: Një gjarpër është brenda avionit, është poshtë ndenjëses time, kështu që le të përpiqemi të zbresim në tokë sa më shpejt që të mundemi.”

Por si reaguan pasagjerët? 

Erasmus përshkroi një moment heshtjeje absolute: Mendoj se të gjithë ngrinë për pak momente.

Avioni bëri një ulje emergjente në qytetin Welkom.

Por kur u ulën në tokë, nuk e gjetën kobrën më në aeroplan pavarësisht kërkimeve që bënë brenda mjetit fluturues./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

24 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

1 day ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

1 day ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

1 day ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

1 day ago