Ju dëshironi të keni sa më shumë bimë në shtëpinë tuaj, por sido që i mirëmbani, ato në fund ‘vdesin’.
Shumë njerëz pëlqejnë bimët për në shtëpi, por a e dini se mund të bëni edhe gabime me to, duke qenë se nuk janë aq të lehta për t’u kujdesur.
Meghan Kavanaugh, eksperte e kujdesit për bimët e shtëpisë, zbuloi katër gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë me bimët e shtëpisë:
“Rrezet e diellit (ose mungesa e saj) ishte padyshim arsyeja pse kisha një histori të ‘vrasjes’ së bimëve. U përpoqa t’i vendosja në dhomën ku mendova se dukeshin më mirë si dekor, por ky nuk ishte gjithmonë vendi më i shëndetshëm për bimën që të lulëzojë”, është shprehur ekspertja.
Reklama
Ajo shton se edhe kur u përpoq t’u kushtonte vëmendje nevojave të ndriçimit të bimës, nuk ishte e sigurt nëse drita natyrale në shtëpinë e saj ishte rrezet direkte e diellit apo rreze indirekte.
Ta ujis apo të mos e ujis? Kjo është një pyetje e madhe kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj bimëve, por dhe një pyetje me të cilën Meghan luftoi.
“E dija që sukulentët nuk kanë nevojë për shumë ujë, por pasi lexova disa artikuj, kuptova se një herë në javë është shumë. Tani përpiqem ta ujis një herë në disa javë, ose – më realisht – kur thjesht mendoj se ka kaluar pak kohë”, ka theksuar ajo.
Pra, si e dini nëse po i ujisni shumë bimët tuaja? Zbulojeni duke ndjerë dheun. Nëse është disa centimetra e lagësht ose e njomur, ndoshta keni ujitur shumë.
Përpjekja për të zgjedhur një bimë shtëpiake është punë e vështirë. Sigurisht, ju intereson se si duket, por gjithashtu duhet të dini nëse është fare një bimë shtëpie. Hulumtimet kanë zbuluar se shumë njerëz nuk mund ta bëjnë dallimin midis bimëve të brendshme dhe të jashtme. Nëse jeni një prej tyre, mos kini frikë – sepse jo vetëm që ka bimë që mund të rriten brenda dhe jashtë (si barishtet, për fillim), por shumë bimë shtëpiake mund të zhvendosen jashtë në muajt e verës ose anasjelltas.
Krasitja e bimëve mund të tingëllojë e frikshme, por është vetëm termi për prerjen e gjetheve ose sythave të vdekura për të inkurajuar rritjen e re. Dhe nuk ju nevojiten as gërshërë krasitjeje për ta bërë këtë – gjithçka që ju nevojitet është një palë gërshërë kuzhine. /Telegrafi/
Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…
Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…
Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…
Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…
Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…