Studiuesit australianë kanë zbuluar një lloj merimangash me madhësi super të madhe që gjendet vetëm në Queensland.
Femrat e kësaj specie të rrallë mund të jetojnë për më shumë se 20 vjet në natyrë dhe të rriten deri në 5 centimetra të gjata – të mëdha në termat e merimangës, përcjell Telegrafi.
Meshkujt rriten deri në 3 centimetra.
Fatkeqësisht, shumica e habitatit të saj është humbur për shkak të “pastrimit” të tokës, duke e bërë atë të jetë një specie e rrezikuar, thanë shkencëtarët.
Ky lloj i merimangave ndërtojnë “dyer kurthi” nga gjethet si pre e insekteve.
Lloji i sapogjetur, “Euoplos dignitas”, është një lloj merimangash të zbuluara në pyjet gjysmë të thata të Brezit Brigalow, një rajon në Queenslandin qendror.
Ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit.
Merimanga më e madhe në botë ka një gjatësi trupore prej rreth 13 centimetra me një “zgjerim” prej 30 centimetrash – më e madhe se madhësia e një pjate darke. /Telegrafi/
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…
Informacion i përgjithshëm Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse…
A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…
Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…