Letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881)
Kjo është letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881): “ I dashur baba jam në Janinë, kryeqytetin e Shqipërisë”. Ish kryeministri anglez Benjamin Disraeli (1804-1881) në një nga letrat e tij dërguar babit, ka përmëndur qytetin e Janinës, due theksuar si kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas historisë nga muaji qershor 1830 deri në tetor 1831 Disraeli ndërmori një tur të madh në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, gjoja për arsye shëndetësore. Mësohet se ai ka kaluar në Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi dhe Lindjen e Mesme, e kjo ka rezultuar të jetë një nga përvojat më formuese të viteve të tij të hershme. Lexoni letrën e tij nga Shqipëria, që rrëfen magjinë e udhëtimit…
“Ati im i dashur! I shkrova Ralph nga Malta, dhe për ju nga Korfuzi, dhe i lashë letrat që t’ju përcillen me pakon e tetorit. Megjithatë, pa dyshim ju i keni marrë letrat e mia nga burime të tjera. E kam përmendur në letrën që të dërgova, se ka mundësi t’i bëj një vizitë Vezirit të madh në lagjet e tij në Janinë, kryeqyteti i Shqipërisë. Ajo çfarë atëherë ishte e mundshme, tani është bërë e sigurt. Ne kemi lundruar nga Korfuzi për në Janinë, ku kemi gjetur një mik mikpritës dhe të këndshëm tek Konsulli i Përgjithshëm, Z.Meyer, për të cilin z.Frederick Adam më kishte dhënë një letër shumë të ngrohtë. Ai është një zotëri i shkollës së vjetër, i cili ka lëvizur në sfera të mira dhe ka përvojë të madhe diplomatike në Lindje. Insiston që ne të darkojmë me të çdo mbrëmje dhe ajo që është akoma edhe më e mrekullueshme, është se ka një kuzhinë shumë të mirë, në këtë tokë të egër anarkie. Meqë lëvizjet e Madhërisë së tij ishin shumë të pasigurta, ne nuk humbëm kohë në udhëtimin tonë për në Janinë. Lundruam deri në Salora (i përmend këto vende, sepse ju do të jeni në gjendje të gjeni rrugën time në hartat tuaja), dhe në mëngjes, me një kompani prej gjashtë kalorësish, të gjithë të armatosur, u vendosëm jashtë Artës, ku gjetëm strehim të përgatitur për ne, në një shtëpi që i përkiste konsullatës. Arta, dikur një qytet po aq i bukur sa edhe gjendja e saj, është kthyer në rrënoja, rrugët janë të gjitha të rrafshuara me tokën, dhe me përjashtim të shtëpisë së konsullatës, që është rindërtuar më pas, nuk ke asgjë tjetër. Këtu për herë të parë kam dëgjuar nga Myftiu i minares, që ka një zë të pasur dhe të fuqishëm. Të nesërmen në mëngjes i bëmë vizitë në Kalio Bejt, Guvernatorit, dikur një nga fisnikët shqiptarë më të pasur e tani, më i fuqishmi. Ai ishte një burrë i pashëm, njeri madhështor, por jo i rëndë apo i ‘shurdhër’. Përkundrazi, ishte i butë, siç është përshkruar nga miqtë e tij me të cilët ka qenë në burg në Rusi, ku gjithsesi është trajtuar me konsideratë të madhe, siç vetë ai na tha. Ishte jashtëzakonisht i sjellshëm dhe nuk donte të na linte të niseshim, duke këmbëngulur dhe duke na bërë një nder të pazakontë. Janina Me vështirësi ne ikëm, u zhvendosëm jashtë Artës, me truproja shqiptare që na mbronin me eskortë. Gjithsej ishin gjashtë e në krye dy shqiptarë që e drejtonin eskortën. Të gjithë këta shqiptarë janë të armatosur deri në dhëmbë, me pistoleta dhe armë, me zbukurime luksi dhe ndonjëherë krejtësisht të lara me argjend. … Mendoj se kam pirë shumë. Shihja zjarrin e druve që digjeshin dhe mendoja Bradenhamin, e ndërkaq pyesja veten nëse ishte e vërtetë se isha në mal me një shef shqiptar. Më tej, mblodha supet, shkova në shtrat dhe u zgjova pa dhimbje koke… Në fund të fushës, mbështetur menjëherë pas maleve të larta dhe afër një liqeni të bukur, ne papritmas iu vërsulëm qytetit të Janinës. Relievi na e kishte fshehur pamjen e tij për një kohë të gjatë. Në distancë prej aty ku ndodheshim, ky qytet, që dikur edhe pse jo më i madhi, ka qenë një nga më të begatat dhe të shkëlqyerat zotërime turke. Turqia duket ende dominuese, por kur hymë në qytet, pamë se shkatërrimin që kishim lënë pas, do e kishim edhe përpara. Vazhduam nëpër një rrugë dredha-dredha. Kishte shtëpi të rrënuara, xhami që në këmbë kishin vetëm minaren, rrugë krejtësisht të rrafshuara, – por këto s’ishin asgjë. Pamë milje të tëra zonash të shkatërruara; si të ishin një mori karkalecash, kishin fuqinë t’i shkrinin, si veprat e njeriut, edhe ato të Perëndisë. Zemra e madhe e qytetit ishte një det shkatërrimi. Harqe dhe shtylla, të izoluara dhe të shpartalluara. Pazari i madh, që vetë dukej si një qytet të vogël, ishte djegur vetëm pak muaj më herët. Është e kotë që unë të përpiqem të përcjell për ju të gjitha ato që kam parë dhe ndjerë gjatë këtyre javëve të mrekullueshme. Kur unë dilja të shëtisja, ndiqesha nga një turmë e madhe, kur ndaloja për të blerë ndonjë gjë, isha gjithnjë i rrethuar nga njerëz. Sado të përpiqem t’jua përcjell gjithë idenë që kam, mbi Pashatë, mbi agallarët, dhe të gjithë të tjerët që kam takuar, me të cilët kam tymosur cigare apo kam pirë kafe, është e vështirë t’ia dal. Por nuk mund të harrojmë një gjë shumë të rëndësishme: Pritjen që u bë në kalanë e Ali Pashës, që ishte restauruar nga dëmtimet që pësoi në rrethimet e njëpasnjëshme. Ajo është ende e banueshme dhe të krijon shumë idenë e një objekti të madh, të vjetër e shumë të vyer. Ndërsa kalonim portat e kalasë, e kemi gjetur veten në një numër të madh rrugësh të vogla, si ato të kullave apo ndonjë kështjellë tjetër të vjetër, të gjitha plot jetë. Pastaj kemi ardhur në një vend të madh, ku gjendet pallati. Ne nxituam nëpër gjykata dhe korridore, plot me roje dhe shefa. Pamë çdo lloj specieje të popullsisë turke, sepse në këto vende një kokë bën gjithçka, dhe ne me ndarjen tonë të punës, inteligjencën dhe deputetët përgjegjës, nuk e kemi idenë e punës së një kryeministri turk. Salla ishte e madhe, e ndërtuar nga Ali Pasha me qëllim që të nxinte tapetin më të madh të bërë ndonjëherë, që i takonte dhomës së shefit në Versajë, dhe iu shit atij gjatë kohës së Revolucionit… Ju lutem, më shkruani rregullisht, se herët ose vonë, unë do t’i marr të gjitha letrat tuaja dhe do ju shkruaj. Meqë nuk kam asnjë mënyrë të sigurt që ta nis këtë letër menjëherë për në Angli, mbase do ta mbaj në portofol derisa të shkoj në Napoli, dhe t’jua dërgoj nëpërmjet z. Dawkins. Me shumë dashuri për ju të gjithë, Më i dashuri juaj, B.D. Prevezë, 25 tetor, 1830”
[Letter X of 25 October 1830 by Benjamin Disraeli. From: Home Letters written by the late Earl of Beaconsfield in 1830 and 1831, published by Ralph Disraeli (London: John Murray 1885, reprint New York: Kraus Reprint 1970), pp. 75-95.]
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…