Referenca: Rezart Dani
Në këtë ditë 6 mars 1869, rreth 150 vjet më parë, kimisti rus Dmitri Mendeleev fillimisht paraqiti një shpikje historike për botën: tabela periodike e elementeve.
Tabela 1869 ishte revolucionare: siguroi një mënyrë të qartë të kategorizimit të të gjitha elementeve kimike të njohura dhe, në mënyrë të habitshme, lejoi Mendeleevin të parashikonte ekzistencën dhe vetitë akoma të pazbuluara – të tilla si hafnium, zbuluar në vitin 1923!
Shpikja e shkencëtarit, i cili më vonë pretendoi se e kishte parë tabelën në një ëndërr, është bërë një mjet i domosdoshëm për gjeneratat e kimistëve në mbarë botën. Duke përfshirë 61 elementë të njohur në 1869, tabela që atëherë është zgjeruar për 118 elemente. Në vitin 2016, katër elementë të rinj, të zbuluar nga hulumtuesit në Japoni, Rusi dhe SHBA, u shtuan në tabelë, duke u përshtatur në mënyrë të përkryer në strukturën 150 vjeçare.
Disa vjet më parë, ajo që besohet të jetë tabela periodike më e vjetër e mbijetuar në botë u zbulua në mjediset e Universitetit të St Andrews. Dokumenti duket se daton në 1885 – vetëm 16 vjet pasi Mendeleev paraqiti shpikjen e tij tek Shoqëria Kimike Ruse.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…