<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

The Christian Science Monitor (1929)/ Fjalimi prekës dhe i improvizuar i Mbretit Zog para delegacionit të grave shqiptare

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 18 nëntorit 1929, në faqen n°8, fjalimin prekës dhe të improvizuar të Mbretit Zog mbajtur asokohe para delegacionit të grave shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti i Shqipërisë theksoi demokracinë e tij

Sovrani uron klerikët dhe popullin për pavarësinë që kanë fituar

closevolume_off
ImageBurimi: The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8FOTO GALERI
Speciale nga The Christian Science Monitor

Tiranë, Shqipëri — Gjatë një feste të kohëve të fundit për Zogun I, Mbreti i Shqiptarëve gjeti rastin për të theksuar qëndrimin e tij demokratik ndaj popullit të tij dhe dëshirën e tij për t’i shërbyer. Natyrisht, festimet ishin kryesisht të natyrës ushtarake, duke i dhënë ushtrisë së re evropiane një mundësi për të treguar formimin, rendin, pajisjet dhe rritjen e saj të qëndrueshme, por përveç paradës pati edhe takime midis Mbretit të Shqipërisë dhe një numri të madh delegacionesh që përfaqësonin popullin shqiptar. Në një nga këto takime Zogu tha : “Kur të ktheheni në shtëpi, thuajuni fqinjëve se Mbreti i Shqipërisë nuk dëshiron të qëndrojë larg edhe një qytetari të vetëm, por është i vendosur të jetë një shërbëtor i vërtetë i Kombit, gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë gjithçka që ka, madje edhe jetën e tij për popullin. Krijimi i Shqipërisë ishte fryt i përpjekjes më të madhe kombëtare dhe pavarësia jonë u fitua me çmimin e heroizmit dhe sakrificës tuaj. Shqiptarët nuk do të kënaqen me asgjë më pak se lirinë dhe për ta ruajtur atë do të paguajnë çdo çmim të nevojshëm.”

ImageBurimi: The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8FOTO GALERI
Në një takim tjetër me një delegacion grash, Mbreti i Shqipërisë, në një fjalim prekës dhe të improvizuar, të frymëzuar nga referenca e grave ndaj nënës së tij, Mbretëreshës, tha : “Ju falenderoj për këtë nderim. Unë ruaj dashurinë dhe respektin më të madh për nënën time dhe për të gjitha nënat. Janë nënat ato që mishërojnë më së miri idealet e atdheut tonë. Dhe ju lutem të mos e konsideroni familjen tonë mbretërore jashtë sferës së jetës suaj. Ne vetë kemi dalë nga mesi juaj dhe jemi bij të atdheut tuaj. Burrat në familjen mbretërore janë vëllezërit tuaj; gratë, motrat tuaja; nëna ime është nëna e të gjithë juve. Froni ynë nuk mbështetet në traditën shekullore si në vendet e tjera, por shpresoj se do të sigurohet nga dashuria juaj dhe do të gjejë një vend të fortë në zemrat e popullit sovran. Asnjë ceremoni të mos na ndajë nga ju. E gjithë familja jonë është në dispozicionin tuaj, e gatshme për t’ju shërbyer nevojave tuaja. Shpresoj që të gjitha femrat shqiptare të jenë nëna të mira, shtëpiake të mira, elegante, besnike dhe përparimtare (progresiste). Në përpjekjet tuaja për të përparuar dhe ndihmuar Kombin të përparojë, ju do të keni mbështetjen time të pakufizuar.”

Edhe pse gratë myslimane të Shqipërisë nuk po adoptojnë mënyrat moderne aq shpejt sa motrat e tyre në Turqi, shumica e më të rejave mes tyre e kanë hequr ferexhen dhe gradualisht po hedhin mënjanë kufizimet e tjera tradicionale që i kanë penguar ato.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1929-fjalimi-prekes-dhe-i-improvizuar-i-mbretit-zog-para-delegacionit-te-grave-shqiptare/
InForCulture

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

1 day ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

1 day ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

1 day ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

1 day ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

1 day ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago