<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kubi gjigant nga ku mund të “shëtisësh” edhe në Mars

Së shpejti, kush banon apo viziton Riadin saudit, mund të vendosë të pijë një kafe i “zhytur” në një pyll tropikal, mund të sodisë peizazhin e Arktikut së bashku me arinjtë polarë, të afrojë atmosferën pariziene ose qershitë karakteristike të Tokios. Për ata më aventurierë, madje, mundësia për të drekuar në shkretëtirën e planetit Mars, do të jetë po aq e mundur.

Fantazia e çdonjërit mund të realizohet pas ndërtimit në Arabi Saudite të një prej godinave më të mëdha në botë, Mukaab, që do të jetë atraksioni më i madh dhe ikonik i qendrës së re të kryeqytetit të Arabisë Saudite, që do të quhet New Murabba, dhe është basti i radhës i princit Mohammad bin Salman.

Praktikisht, New Murabba do të jetë qendra e re e kryeqytetit Riad, simbol i një vendi që është pasuruar nga nafta dhe nënproduktet e saj, por që e shikon veten përtej ndikimit nga këto burime natyrore, që një ditë do të shterojnë.

Qendra e re do te jetë një sipërmarrje ku teknologjia do të jetë ajo e fjalës së fundit, madje do të jetë edhe selia e disa universiteteve që pikërisht në kërkimin shkencor dhe teknologjitë e reja do të kenë fokusin e tyre.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe që sipas parashikimeve tejkalon 19 kilometra katrorë, shtëpi e rreth 100 mijë banorëve të ri që do të vijnë nga e gjithë bota, ku nuk do të mungojnë muze dhe teatro dhe hapësirat e përbashkëta për sportin dhe relaksin.

Një mrekulli për të cilën do të nevojiten të paktën 300 mijë punëtorë, dhe që sipas shpresave të princit Bin Salman duhet të përfundojë brenda vitit 2030.

Elementi ikonik i lagjes së re është pikërisht Mukaab, një grataçel në formë kubi më lartësi rreth 400 metra, brenda së cilës mund të hyjë 20 herë Empire State Building njujorkez.

Elementët tradicionalë të arkitekturës arabe do të gërshetohen në këtë godinë me mrekullitë e teknologjisë digjitale, ku përmes disa hologrameve të avancuara tek pjesa e brendshme, ku përfshihet edhe një kullë spirale plot me dyqane dhe aktivitete të ndryshme, do të shfaqen pamje që do të krijojnë ndjesinë virtuale të një udhëtimi në kohë dhe në hapësirë.

InForCulture

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

57 minutes ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

3 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

6 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago