Ky është me gjasë Renault-i 30-vjeçar më i shtrenjtë në histori. Ish-presidenti i Sllovenisë e shiti makinën e tij Renault 4 për një shumë marramendëse dhe është për një kauzë të mirë… Borut Pahor arriti ta shiste makinën për 60 mijë euro, para të cilat do të shkojnë për bamirësi, për fëmijët e diagnostikuar me kancer.
Ai ia dha çelësat e Renault 4, të vitit 1991, fituesit të ankandit, një biznesmen lokal i quajtur Aleksandar Fratar, i cili kishte ofruar dhe shumën më të madhe.
“Nuk ishte qëllimi jonë që të ishim në media apo të tërhiqnim vëmendjen e medias. Qëllimi jonë realisht ishte që të ndihmonim këta luftëtarë”, tha Fratar duke iu referuar fëmijëve.
Pahor shërbeu si president i Sllovenisë për dy mandate. Ai u largua nga detyra vitin e shkuar dhe u pasua nga Natasa Pirc Musar, presidentja e parë grua në vend.
Teksa pa që çmimi po shkonte lart, Pahor tha se e dinte që ankandi do të ishte i veçantë: “Nuk do ishte një ankand vetëm për njerëz që pëlqejnë makina të mira, por për njerëz që kanë zemër të madhe”, tha ish-presidenti./tvklan.al
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…