<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

“Gjakovarska Klika” Liqeni i Ujmanit dhe Trepça ( dokument i kohës)

Valon Zherka :   Nje pjese e nje shkrimi nga prof.Dr. Nuri Bashota

…në muajin tetor 1973, më ftoi Xhavit Nimani (Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës), që së bashku të shkonim deri të Drejtori i Kombinatit XMK “Trepça”, shoku  Veli Deva – në Zveçn, në takimin e paraparë me Drazho Markoviqin (Kryetarin e Kryesisë së Serbisë) dhe Petar Kostiqin (Kryetarin e Qëverisë së Serbisë). Xhavit Nimani më tha:  “Fjala ëshët për “Trepça Komersin” dhe “Gazivodën”, në të cilat projekte ke punuar dhe i njef gjërat që do të trajtohen në ketë takim. Prandaj, është mirë që të marrish pjesë në këtë takim të lartë”.  Shkova mënjiherë në Kryesinë e Kosovës dhe u nisëm me veturë zyrtare dhe arritëm shpejtë  në Zyren e Veli Devës në Zveçan. Pas gjysëm ore, arriti Drazho Markoviq dhe Petar Kostiq në zyrën e Veli Devës. Pas një përshëndetje të ftohtë, Veli Deva e hapi takimin duke ia dhënë fjalën Drazho Markoviqit (Kryetarit të Kryesisë së Serbisë), i cili parashtroi këto dy kërkesa  urgjente:

1) S ë  p a r i t,  Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për rritjen e çmimit të ndërtimit të liqenit  “Gazivoda”, dhe ate  sipas “shkallës rrëshqitëse” (klizna skala), që e ndërtonin këto tri ndërmarrje beogradase: “Prvi Partizan”, “Tunelogradnja” dhe “M. Milutinoviq”, por të cilin ndërtim e financonte “Banka Botërore” e Mak-Namares, si edhe digën e liqenit “Radoniqi” në Gjakovë. Me këtë rast i parashtrova pyetjen Kryetarit të Serbisë – Drazho Markoviqit: sa është lartësia e rritjes të shkalles rrëshqitëse që Ju kërkoni? Ai mënjiherë u përgjegj: “Rritje për 120% më e lartë”. Mënjëherë Xhavit Nimani më pyeti  “çka të bëjmë”? Unë ia shpjegova atypëraty në fletoren që kishim përpara: “Banka Botërore”, si financuese e këtij projekti, nuk hynë në aranzhmane financiare me republikat dhe krahinat autonome, por vetëm me Shtetin e Jugosllavisë, ashtu që kjo ngritje nuk ngarkon Kosovën, por Jugopsllavinë”. Atëherë Xhavit Nimani iu përgjegj Drazho Markoviqit: “Mirë, pranojmë edhe këtë kërkesë, shkojmë më tejë”. Une mënjiherë shtova kërkesën plotësuese: “me kusht që në këtë çmim të hyjë edhe ndertimi i hidrocentralit në digën e Gazivodës prej 35 MW, që do të furnizoi me energji elektrike Kombinatin XMK “Trepça”.

Mirëpo,  Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, u habit dhe u shtangua nga qendrimi i Veli Devës dhe kërkesave që parashtruam në atë takim, pasi nuk pati sukses gracka “klizna skalla” që e kishte paraparë Serbia për të ndërprerë ndërtimin e liqenit “Gazivoda”. Faktikisht, Serbai ishte kundër ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, për këto dy arsye: Së parit, me  Sistemin “Ibër – Lepenci” që fillonte me ndërtimin e liqenit “Gazivoda”, zvoglohej sasia e ujit që shkonte drejtë Rashkës dhe Kralevës. Së dtyti, që të pengonin zhvillimin e Kosovës, pasi Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh artificial në Europë, ashtu që liqeni “Gazivoda” në suaza të sistemit “Ibër – Lenenci”,  do të siguroi ujë për popullsi, industri dhe bujqësi në Kosovë, edhe po të mos bjerë shiu vite  me rradhë. Prandaj, edhe tri ndërmarrjet e Beogradit, jo vetëm që e kishin zhagitur dy vite rrsht ndërtimin e dighës, por makinat (bagerët) që i kishin blerë gjoja se për ndërtimin e digës “Gazivoda”, nuk ishin të përshtatëshme për terenin shkambor, por për ranishta (zalishta), që u nevojitëshin për ndërtimin e limaneve në brigjet e Afrikës Veriore, ku kishin marrë punë vite me radhë, duke e anashkaluar dhe zhagitur vite me radhë ndërtimin e “Gazivodës”.

Draza Markovic
foto:Drasko Gagovic

2) S ë   d y t i,  Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për eleminimin e “Trepça Komersit” dhe kthimin e Kombinatit XMK “Trepça” nën “Jugo-Metalin” e Beogradit. Mirëpo, Veli Deva, kategorisht e rrefuzoi dhe e qiti “ad akta”, si të papranueshëm këtë kërkesë të Serbisë, duke theksuar se “këtë vendim e ka marrë “Këshilli Qendror i Punëtorëve” të Trepçës në baza të “Ligjit të Punës së Bashkuar”, të votuar në të gjitha njësitë punuese”, ashut që nuk mund të ndryshoi këtë vendim. Mirëpo, Drazho Markoviq vazhdoi duke u përpjekjekur që të bindi Veli Deven, duke theksuar: “Shoku Veli, kemi të bejmë me Beogradin – si “velegrad” dhe metropol i Ballkanit, që do ta përparoi “Trepçen”  etj. Mirëpo, Veli Deva ia preu shkurt: “Quj Drazho, samo jedna stvar raste u tugjim rukama”, zavrshen je sastanak”. (Ndigjo Drazho, vetëm një gjë rritet në duar të huaja…Mbaroi takimi”).

InForCulture

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

10 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

11 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

11 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

11 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

11 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

11 hours ago