Në 533 vjetorin e vdekjes të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, çmojmë lartë veprimtarinë e tij të bujshme për hir të atdheut, shkruan KultPlus.
Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë, dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara, gjë për të cilën u admirua.
Me heroizmin e tij, Skënderbeu arriti të depërtoj më thellë sesa koha që jetoi, duke mbetur përherë në histori. Madje, ai nuk u kujtua vetëm në qytete shqiptare, por buste të shumta janë ngritur përtej kufinjve shqiptarë.
Ju sjell disa nga bustet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vendet e njohura të botës:
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Londër
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Belgjikë
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Gjenevë
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Itali
/ KultPlus.com
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…