<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

“Në atë kohë kur ndërroi jetë Kastrioti, u dha lajmi se vdiq një njeri i rëndësishëm për Europën”

Aurel Palasari 

“Agrementet duhen lexuar te Noli. Ai niset se nga e kemi këtë të dhënë. E kemi nga të dhënat legjendare. Noli në pleqëri, pasi shkroi tre veprat, jep argumentet dhe kundër marrjes peng. Ai thotë; ‘jo’. Por është bërë me status të vasalitetit. Kur kishte nevojë sulltani, ai, Gjoni është detyruar që të çonte të birin në ushtri. Është studim që është dhe shqip. Kur shkrova unë, ata thanë; Plasari përmbysi historinë. Por ça historie përmbysa unë?! Unë citova Nolin. Një nga faktet është; marrëdhënia e Gjon Kastriotit në Malin e Shenjtë.

Të drejtat e Adelfatit janë të drejta të një vëllazërie. Këtë princat në Ballkan, e përdornin si mundësi për t’u strehuar në një situatë ekstreme. Gjoni ka 4 djem, aty mungonte emri i një vëllai, që thuhet se u bë turk, i ati i Hamzait. Pse?! Se në një manastir të Malit të Zi s’mund të blinte të drejtë vëllazërie një mysliman. Ndaj dhe ky është një dokument që Skënderbeu nuk është mysliman. Ai është rritur dhe stërritur katolik.

Nga ana tjetër, blerja nga ana e të atit te një Pirgu, që është Pirgu shqiptar, që ishte katolik. dhe më pas i ka dhuruar dy tre fshatra manastirit. është marrëdhënie e qartë e dokumentuar, ku Gjergj Kastrioti nuk figuron i konvertuar.

Dokumentet e Ilandarit, tregojnë se një nga vëllezërit e Skënderbeut është varrosur aty, në një manastir. Për mua është dhe varri i një Kastrioti tjetër, që ka mundësi që të jetë varri i babait të Skënderbeut. Ne nuk kemi lindje, pra datës së Skënderbeut. Noli dhe të tjerët kanë rënë dakord që viti i tij i lindjes është 1404-1405. Tani kanë shpikur një datë, edhe zonja ambasadore.

Datat e lindjes në Mesjetë mbaheshin në librat e Kishës, për pagëzime. Këto regjistra nuk ekzistojnë se nuk e dimë se ku ka lindur. Unë kam idenë se ka lindur diku në Prizren, por s’kam asnjë fakt. Datën e vdekjes e dimë shumë mirë se vdiq një njeri i rëndësishëm për Europën. Kemi një gabim te Barleti që e vdes një vit më parë. Ne e kemi korrigjuar nga burimi bizantin. Barleti gabon se është qytetar venedikas. Viti në Venedikti ndërrohet në 1 mars. Për Barletin data e vdekjes është 1467”-tha Plasari.

Plasari më pas duke u ndalur te libri i tij, “Skënderbeu një histori politike”, tha se: “Libri është një punë njerëzore, që s’do të arrijë kurrë të shfrytëzojë këto rezultate. Pasi ato janë rezultate që vijnë duke u kompletuar. Shpresoj se do të ketë të tjerë, që do të zbulojnë. Unë nuk mendoj se dalin çdo vit libra të rinj plotësues.”.

Mes të tjerash, Plasari shtoi se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

“Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan.

Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore”,theksoi Plasari.

InForCulture

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

1 hour ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

2 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

2 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

5 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

5 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

6 hours ago