<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Letra ironike e të internuarit: Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti

Nga: Kastriot Dervishi

Një letër ironike e një të internuari në Tepelenë drejtuar Enver Hoxhës, “lavdëronte” kushtet “e mira” të kampit, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë etj. Për të gjitha këto ai shkruan se tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë).

Tepelenë, 30.3.1952

I shtrenjti komandant z. Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:

Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.

Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet e jashtme ç’heqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi katër vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia. Por, në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.

Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.

Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!

Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë!

Mbetem dhe nderime dhe bindje,

I internuari Fezo Dajlan Llënga

InForCulture

Recent Posts

Tesla nis prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi këtë vit

Tesla pritet të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi dhe të fillojë…

1 day ago

Komodo – dragoi që ekziston vërtet

Në disa ishuj të Indonezisë jeton një krijesë që duket sikur ka dalë nga ndonjë…

1 day ago

A e dini se cili është filmi më i gjatë hollivudian në histori?

Kur flasim për filma të gjatë, shumica prej nesh mendojnë për produksione që zgjasin dy…

1 day ago

Dokumenti i gjetur hedh dritë, duke dëshmuar përpjekjet e shqiptarëve të Ulqin për t’u bashkuar me shtetin shqiptar në vitin 1919.

Një dokument i gjetur së fundmi hedh dritë mbi një episod domethënës të historisë kombëtare…

1 day ago

Tirana, 106-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31…

1 day ago

Dy Mbretër, Një Gjak: Një Moment Historik në Kajro

Arben N. Bushgjoka Kjo foto rrallëherë dështon të ngjallë kureshtje. Në një dhomë plot histori…

1 day ago