Albanologu dhe historiani Jahja Drançolli i cili përmes rrjetit të tij social Facebook shpesh sjellë të dhëna të reja historike rreth lashtësisë e trashëgimisë së popullit shqiptar së fundi ka shpalosur për opinionin historinë e një qyteti në bregdetin Adriatik të Kroacisë që ruan etmologjinë iliro-pellazge!
Drançolli thotë se Cavtati (Epidaurus i lashtësisë) është një qytet i njohur kulturor dhe turistik në bregdetin Adriatik të Kroacisë, në juglindje të Dubrovnikut sipas shkencës kroate ruan etmologjinë iliro-pellazge.
“Studiuesi i madh kroat Prof. Grga Novak, një historian, arkeolog dhe gjeograf i shquar kroat dhe President i Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe Arteve gjatë viteve 1958-1978, dhe shumë të tjerë, kanë një mendim shumë bindës për etimologjinë e emrit Epidaurus. Ai pretendon se emri Epidaurum është me origjinë ilire (pellazge), paralajmëron për kompozimet Epi-damnos, Epi-caudus, Epi-cadia, etj., Dhe në kohët romake Epidauro ose Epideuro ilire (që do të thotë si një vend “prapa pyllit / pas pyllit “) merr prapashtesën latine-um”, ka shkruar ai.
Me kalimin e kohës, Cavtati natyrshëm dhe historikisht, ai thekson se konsiderohet me të drejtë një qendër e njohur kroate me të cilën krenohet jo vetëm shteti i sotëm i Kroacisë, por edhe Europa Juglindore. /Dijasot.com
(Fotot janë marrë nga faqja e profesor Drançollit)
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…