Kodiku i Gigasit (Codex Giganteus), ose “Bibla e Djallit”, është një dorëshkrim mbresëlënës mesjetar i shkuar në gjuhën latine.
Libri peshon mbi 74 kilogramë, është 92 centimetra i gjatë dhe 22 centimetra i gjerë. Është më i madhi që ekziston ende midis atyre që u shkruan në Mesjetë.
Përfshin 310 fletë pergamenë të marra nga lëkurat e 160 gomerëve (ose viçave). Ky kodik ruhet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku mbërriti në vitin 1648 si një plaçkë lufte nga Lufta Tridhjetëvjeçare. Më parë ndodhej në Pragë, në koleksionin e Perandorit Rudolfi II, dhe thuhej se vinte nga një manastir benediktin bohem.
Putra e djallit
Dorëshkrimi i shkruar me kujdes përmban një portret 50 centimetra të gjatë të Djallit. Dhe ky fakt nxiti lindjen e legjendës së një murgu mëkatar, që ishte dënuar të murosej i gjallë nëse nuk do të shlyente fajet e tij, duke shkruar brenda një nate një libër që duhej të përfshinte të gjitha njohuritë njerëzore. Në mesnatë i dëshpëruar murgu i kërkoi ndihmë Djallit, duke i dhënë në këmbim shpirtin e tij.
Çfarë fshihet pas fjalëve
Megjithatë, shqyrtimi i tekstit zbulon diçka tjetër. Shkrimi i këtij libri zgjati për 20 vjet dhe përfundoi në vitin 1229. Në këtë përfundim ëstë arritur bazuar në faktet e fundit të raportuara. Libri përfshin tekstin e Biblës, Cronica Bohemorum (1125) nga Kozmai i Pragës, një kalendar me nekrologji, formula magjike dhe alfabetet greke, cirilike dhe hebraike. Autori është një murg, një farë Herman Inklusus, pra “I vetmuari”, në kuptimin e izolimit nga bota dhe jo “i murosuri i gjallë”, siç thotë legjenda.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…