Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një zbulim i rëndësishëm: bëhet fjalë për një procedurë të re në luftën kundër kancerit. Është një terapi që vepron në dy mënyra njëkohësisht: vepron mbi tumorin dhe stërvit sistemin imunitar për të parandaluar zhvillimin e tij përsëri
Hulumtimi vjen nga Harvardi dhe është testuar mbi një mi, i cili vuante nga kanceri i trurit. Rezultatet e trajtimit ishin pozitive dhe premtuese.
Khalid Shah, një nga udhëheqësit e studimit, shpjegoi: “Ekipi ynë ka ndjekur një ide të thjeshtë: të marrë qelizat e kancerit.
Terapia “riciklon” qelizat e kancerit për të sulmuar tumoret, si dhe udhëzon sistemin imunitar që të japë një përgjigje negative ndaj rritjes së tumoreve të reja në trup. Kështu e shpjegon Khalid Shah: “Përmes inxhinierisë gjenetike, ne po ripërdorim qelizat e kancerit për të zhvilluar një terapi që vret qelizat tumorale dhe stimulon sistemin imunitar për të shkatërruar tumoret parësore dhe për të parandaluar kancerin”.
Ekipi i Harvardit përdori qeliza të gjalla tumorale, të cilat kanë një karakteristikë të pazakontë: ato udhëtojnë në distanca të gjata në tru për të arritur në pikën ku gjenden qelizat e të njëjtit lloj. Ky është momenti në të cilin ekipi hulumtues ndërmerr veprime, duke modifikuar qelizat e gjalla të tumorit me instrumentin laboratorik CRISPR-Cas9, i cili redakton pjesë të ADN-së së një qelize. Qelizat e redaktuara lëshojnë një agjent që shkatërron tumorin, përveçse stimulojnë sistemin imunitar për një përgjigje të fortë afatgjatë kundër kancerit.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…