<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kafka e dinozaurit shitet për 6 milionë Dollarë

Një kafkë dinozauri është shitur për 6 milionë Dollarë në një ankand në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E quajtur Maximus, kjo është një nga kafkat më të plota të dinozaurit ‘Tyrannosaurus Rex’ që është zbuluar.

Kjo kafkë iu shit një koleksionisti të ri të artit. “Guardian” raporton se kohët e fundit ka marrë hov një lloj i ri koleksionistësh, pikërisht ata që blejnë në ankande fosile të dinozaurëve.

Në Nëntor, një skelet dinozauri u shit për një vlerë prej 25 milionë Dollarësh. Një tjetër ishte shitur për 6.1 milionë Dollarë vitin e kaluar.

Skeletet e dinozaurëve po shfaqen edhe në panairet e veprave të artit. Çmimet miliona Dollarëshe për fosilet e dinozaurëve janë një fenomen modern. Nisën për herë të parë në vitin 1997, kur një fosil T Rex u shit për 8.4 milionë Dollarë. Që atëherë, gradualisht është bërë e zakonshme paraqitja e fosileve të dinozaurëve në galeritë e artit dhe në ankande.

Në disa shtete, si Kina dhe Mongolia, fosilet e dinozaurëve që zbulohen nga kërkuesit, i përkasin shtetit. Kurse në shumë vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, fosilet që gjenden në toka private u përkasin pronarëve të tokave dhe këta të fundit kanë të drejtë t’ua shesin ofertuesve më të lartë.  /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

1 day ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

1 day ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

1 day ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago