Nga: Agron Islami
Njëri nga dijetarët e Prishtinës, Pir Muhammed Efendiu, në vitin 1559 i bëri një analizë librit të gramatikës së gjuhës arabe të autorit Ali bin Mesud, dhe veprën e tij e titulloi “Rahatü’l-kulûb”. Dy vjet më vonë, Ahmed Efendiu – po ashtu nga Prishtina – e kopjon (rishkruan) librin e autorit në fjalë, gjatë kohës sa ishte pjesë e ekspeditës ushtarake osmane kundër İranianeve në Mardin të Dijarbakrit (Turqi e sotme). Pas kthimit në vendlindje, në Prishtinë, Ahmed Efendiu e takon autorin e librit (Muhamed Efendiun) me ç’rast e kontrollojnë së bashku librin dhe vendosin t’ia dhurojnë bibliotekës së Xhamisë së Vogël në Prishtinë, ku njëherësh vunë kushtin e ndalesës. Pra, qëllimi ishte që libri të jetë pjesë e bibliotekës sa të jetë jeta …! Megjithatë, në kohën kur ushtria austriake pushtoi Kosovën (1689-1690), një pjesë e myslimanëve ikën në Serez, dhe bashkë me vete e kishin marrë edhe këtë libër. Pas një shekulli e gjysmë, respektivisht në vitin 1844, disa tregtarë nga Prishtina marrin informacion për librin në fjalë dhe sipas kushtit – amanetit të autorit – këta e rikthejnë në bibliotekën e Medresesë në Prishtinë.
Ky libër ruhet në Bibliotekën e Arkivit të Kosovës. /Telegrafi/
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…