<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Fjala e Fishtës në Kongresin e Manastirit që përloti muslimanë, ortodoksë e katolikë, por para së gjithash shqiptarët

Kongresi Manastirit nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore. Sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.

Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët. Më poshtë e keni një përshkrim të shkurtër që e shpjegon situatën në sallë gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:

Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz. Pasi që ai përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi ‘Bashkimi’ i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:

…Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin. Armiqtë që e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë…

Duke iu referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit, shkroi: ‘Nuk mund t’i përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të rreth 300-400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashtëzakonisht të thellë te të gjithë ne”. (Marrë nga libri: ‘National Education During Albanian Reneaissance’, faqe 231-2, të autorit Hysni Myzyri) /mekulipress /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lodhjet e marramendjet e shpeshta, çfarë mund të tregojnë për shëndetin

    Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike për të cilat zakonisht nuk mendojmë, si…

16 hours ago

Në këtë ditë fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

  Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 15 qershori do të fillojë fazën e…

16 hours ago

Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?

  Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për shëndetin e zemrës ose të tretjes, është koha t’i…

17 hours ago

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

  Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh,…

2 days ago

Profesioni më i ‘rrezikshëm’ në botë, punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro

      Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në…

2 days ago

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

  Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në…

2 days ago