Faik Rexhepi- Burri që s’luajti vendi!
Ka lindur në Preshevë, por me vite të tëra jeton në Prishtinë. Më 1974 punësohet në KEK. Në vitin 1981 merr pjesë në demonstratat e nisura nga studentët, e më vonë dërgohet për të punuar në Drenicë.
Në vitin 1990 Rexhepi ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit.
Në këtë moment ishin instaluar masat e dhunshme nga Serbia. Ndaj, si shumë kolegë të tjerë, nuk mundte të rrinte i qetë para sfidave historike: terrorit që në të gjitha sferat e ushtronte Serbia!
Ishte gushti i vitit 1990, kur shqiptarët e mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, prisnin me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole.
Kjo vizitë e cila ishte organizuar nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA, u bë në kohën më të vështirë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardhur për të parë gjendjen nga afër.
Kështu, me të dëgjuar për vizitën e paralajmëruar të delegacionit amerikan në Prishtinë, Rexhepi me shokët vendosi të vinte në Prishtinë.
“Në qendër të Prishtinës, para hotelit Grand, kemi arritur diku kah ora 11:00 e ditës. Dielli po nxente. Ishim të emocionuar dhe me padurim prisnim diplomatët amerikanë. Ishim tubuar me flamuj e pankarta, për të dëshmuar shkeljen elementare të të drejtave të njeriut dhe robërimin e Kosovës. Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë dhe vetëm pritej momenti kur do të intervenonte”, kujtonte ato momente Hazir Reka
Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të Policisë serbe. Në atë turmë ishte një burrë sypatrembur. Teksa të gjithë iknin, ai u ulë këmbëkryq. Ky imazh, ishte fiksuar nga fotografi Hazir Reka.
Bob Dole, me të arritur në Prishtinë, ishte informuar për atë që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Për këtë madje ai kishte reaguar publikisht. Ndërsa, fotografia e Rexhepit këmbëkryq, e bërë nga Hazir Reka, do të përshkonte boten botën.
Ndonëse në bronz, Faiku u rikthye në vendin e njëjtë pas më shumë se tri dekadash.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…