U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar. Një humnerë e thellë në komunën rurale Chongqing në Kinë, ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. Disa madje mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vitesh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj.
Me përmasa 660 metra thellësi, Xiaozhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore” dhe në fundin e saj të errët fshihet një botë e vërtetë e nëndheshme, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth 1285 lloje bimore dhe shtazore.
Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…
Në sezonin e shirave, një ujëvarë vërshon në grykën e humnerës, duke ushqyer kështu lumenjtë nëntokësorë dhe një rrjet ujor në shpellat poshtë saj. Ndonëse vendasit e kanë ditur për ekzistencën e humnerës për shekuj me radhë, ajo u zbulua nga eksploruesit britanikë që po përpiqeshin të studionin sistemin ujor të shpellave nëntokësore në këtë zonë. Pavarësisht se përpjekjet për të lundruar në rrjedhjen e lumit nëntokësor kanë qenë të shpeshta, shkencëtarët nuk ia kanë dalë dot. Për këtë shkak, kjo humnerë e thellë dhe e errët, mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…