<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse e keni të vështirë të flini në një shtrat të ri

Kushdo ka dëshirë të largohet në fundjavë për pak pushim. Por jo shumë njerëz e mbështetin idenë e të fjeturit në një shtrat të ndryshëm nga i veti, edhe pse kjo është e pashmangshme gjithmonë. Nata e parë në një shtrat tjetër mund të jetë një torturë e vërtetë. Shumë njerëz vuajnë nga një lloj ‘efekti i natës së parë’, gjë që i bën ata të bëjnë një gjumë të tmerrshëm.

Por pse ndodh që ne flemë kaq keq natën e parë në një shtrat tjetër?

Kjo shpjegon shumë gjëra…

Nata e parë

Është një natë e keqe për shkak të një dysheku të tmerrshëm? Aspak! Edhe nëse dysheku është super i butë, mund të duket absolutisht e pamundur të biesh në gjumë atë natë. Pra, çfarë po e shkakton? Studimet e fundit tregojnë se truri është fajtor.

Truri

Edhe kur jeni duke fjetur, truri është aktiv, pra është në gjendje pune. Kur jeni me pushime, ana e majtë e trurit (hemisfera juaj e majtë) është më aktive se zakonisht, sipas studiuesve. Me sa duket, kjo ndodh sepse jeni në një vend që nuk e njihni dhe truri e lidh këtë gjë me rrezikun. Pra, edhe kur jeni duke fjetur, jeni në rolin “e gatshëm” për çdo rrezik të mundshëm. Hemisfera juaj e majtë po punon më shumë gjatë natës, por hemisfera juaj djathtë ka të njëjtin nivel të aktivitetit siç ka kur jeni në shtëpi. Ky mosbalancim në veprimtarinë midis dy hemisferave shkakton atë çrregullim që ju torturon të flijoni gjithë natën.

Për fat të mirë, ky nuk është problem për shumë kohë; truri mësohet shumë shpejt për situatën e re. Shanset janë që gjatë natës së dytë mund të flini si qengj.

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

17 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

17 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

18 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

18 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

18 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

18 hours ago