<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Fjalimi i Prof. Ernest Koliqit në 25 vjetorin e themelimit të Bllokut Kombëtar Indipendent

Vëllazën të dashtun,
Antarë të B.K.I në Belgjikë,

Pikësëpari ju falenderoj me gjithë zemër për pjesmarrjen tuej dhe jam i lumtun qi ndodhem mes jush në Belgjikë për të mbajtë këtë fjalë. Detyra akademike qi nuk munden të shtyhen po më ndalojnë me plotësue dëshirin t`uej dhe t`emin, sidoqoftë më njehni shpirtnisht pranë jush sot.

Si nji ndër themeluesat e Bllokut dhe nji prej antarëve ma të vjetër me moshë më lejoni bashkë me përshndetjen t`eme urimtare, t`ju drejtoj disa fjalë të thjeshta mbi randësinë e kësaj mbledhjeje qi ka vështrime të shumta e të ndryshme.

Na Bllokistat jemi gjithnji në llogorin antikomunist, ashtu si ishim at` ditë qi u themelue para 25 vjetve Partia jonë.

Kurrrgja s`ka ndryshue në Shqipni, prandej kurrgja s`ka ndryshue as në drejtimet e synimet tona.

Tirania kuqalashe sot mshefet me marifetin ma të madh nën nji maskë përparimi dhe përpiqet mos me ia zbulue fytyrën e vet të vërtetë të huejve por në realitet ajo është mizore e antinjerëzore ashtu si e ka njoftë shumica prej jush kur trimnisht asaj i jeni kundërvu me armë në dorë.

Qëllimet e Bllokut jesin ato qi ishin.

Duem të japim, si e kemi dhanë der` sot, kontributin sa ma të zellshëm për çlirimin e vendit tonë, për kthimin e tij në hulli të traditave të shëndosha stërgjyshore, për përtërimjen e flakës vëllaznore në votrën e Atdheut, sot të shkretueme.

Na kemi vu` përherë Shqipnin` mbi Partin`. Kët` qëndrim mbajmë edhe sot. Dashunija e kulluet pa ambicje e interesa vetjake na shtyn me u shtri dorën të gjitha grupimeve antikomuniste të mërgatës për nji marrveshje qi ta harmonizojë veprimtarinë e tyne me ate tonën.

Qëllimi kryesuer i Bllokut asht nji Shqipni Shqiptare, e lirë në lulzim të përjetshëm të dokeve fisnike, natyrisht të këndelluna në frymën e kohnave të reja.

E dij se ju ushqeni po këto mendime e këto ndjesina. Ky asht ideali i juej qi keni shugurue me prova trimnije.

Sot, në kët` ditë, tue kujtue therorinat e gjakun e derdhun për liri e naltësim qytetnuer të Shqipnisë, ta çojmë mendjen te dëshmorët qi banë fli` jetën për ideale kombëtare dhe të përsërisim besën me vazhdue luftën kundra çdo armiku qi ato ideale i cënon.

Rrnoftë Shqipnia, Nanë e të gjithë atyne qi kanë gjak iliro-thrak ndër deje e qi flasin shqip!
Rrnoftë Blloku Kombtar Indipendent!

***

p.s. Profesor Ernest Koliqi, të cilin koha e njohu mjaft mirë por jo shqiptarët e Shqipërisë së sotme, është cilësuar (bashkë me shumë shqiptarë të tjerë siç është dhe atdhetari i mrekullueshëm Xhafer Deva) si “kuisling ose e thënë ndryshe kolaboracionist” nga regjimi i zi i komunizmit. Nëpërmjet kësaj fjale të tij të mbajtur në Belgjikë në vitin 1971 ndjehet fort arsyeja përse etiketoheshin me emërtime të tilla shqiptarët më atdhetarë e më të devotshëm për bashkim e prosperitet kombëtar.

Së shpejti do të sjell një analizë mbi shqiptarët e etiketuar si kolaboracionistë, mbi përpjekjet e idetë e tyre, punën e angazhimin e tyre për Shqipërinë deri ditën që mbyllën sytë.

Turpi për harresën e këtyre shqiptarëve të mëdhenj që nuk i vijnë më Shqipërisë mbetet i të gjithëve ne të sotmëve në botën shqiptare sepse duke mos ditur asgjë mbi të shkuarën përpos mashtrimeve të komunistëve e larove në shërbim të tyre deri sot, ne kemi minuar fatin e Shqipërisë dhe e kemi mbytur atë në injorancë me vjedhje, turpe e vëllavrasje deri sot.
Duke mos e njohur filozofinë e mendjeve më brilante që ka pasur ky vend ne kemi degraduar duke vënë në udhëheqje prej 76 vitesh antishqiptarë vrasës e hajdutë, imoralë e skandalozë sa është turp t`i përmendësh ndërsa ne i kemi vënë mbi kolltukë e vazhdojmë ende. Kjo është e pafalshme, tregon një miopi e injorancë shumë të thellë në shkallë shumë të gjerë shoqërore e kjo duhet të jetë këmbanë alarmi e tmerri për ne që po u shkatërrojmë të ardhmen fëmijëve tanë me duart tona.

Përgatiti për shtyp
Ervina Toptani

InForCulture

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

9 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

9 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

10 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

14 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

15 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

15 hours ago