<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia

Ja se ç’farë thonë të huajt për historinë kombëtare të shqiptarëve:

Maurice Druon

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge:

“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër).”

Nikolla Jorga:

“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz

Maximilian Lambertz:

“Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Alphonse de Lamartine

Alphonse de Lamartine:

“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard:

“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajron:

“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford

Henry Noel Brailsford:

“… Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Giuseppe Catapano:

“Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribecco:

“Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Branisllav Nushiq:

“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov:

“Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edwin Jacques

Edvin Jasques:

“Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Sir Edwin Pears

Edwin Pears:

“Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle:

“Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu:

“Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen:

“Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”. Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Georg von Hahn:

“Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha:

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal:

“Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henry Noel Brailsford:

“Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johann von Hahn:

“Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq:

“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën drejt jugut dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos:

“Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

InForCulture

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago